Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Padia e rrallë nga Gërdeci, dëmshpërblim për beben e humbur
English

Padia e rrallë nga Gërdeci, dëmshpërblim për beben e humbur

Tiranë, 31 Mars NOA - Një bebe nuk ka mundur dot të lindë, si pasojë e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi në 15 mars të vitit të kaluar dhe sot një padi në gjykatë kërkon të hedhë dritë dhe hapësirë shpërblimi për ngjarjen.

Çifti Adriatik dhe Anisa Sogani nëpërmjet një padie të drejtuar në gjykatën e Rrethit të Tiranës, tregojnë humbjen e fëmijës së tyre nga shpërthimi, si dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh.

Çifti i i ri kanë bërë fajtor firmën Meico, Ministrisë e Mbrojtjes si dhe kompaninë amerikane "Southern Ammunition Company inc".

Padia është dorëzuar sot në Gjykatë dhe pas hedhjes së shortit elektronik i ka rënë për shqyrtim gjykatësit Altin Shkurti.

Padia e cila ka si vepër penale padi shkaktim dëmi, ka si objekt të saj shpërblimin dhe kompensimin e dëmeve pasurore dhe jo pasurore të shkaktuar familjes së tyre, si pasojë e dëmtimit të shëndetit, të paditëses Anisa Soga dhe humbjen e fëmijës së saj.

a.j/NOA

KOMENTE