Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria e vogël zhvillohet si të tjerët
English

Shqipëria e vogël zhvillohet si të tjerët

Nga Adam Tanner & Benet Koleka Në kohën e trazirave ekonomike në shumë vende, Shqipëria, dikur vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë është duke shfaqur një rritje ekonomike të forte dhe duke tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj.

Një aeroport modern është hapur në 2007 dhe në kryeqytetin Tiranë, Bang & Olufsen shet prodhime të shtrenjta audio dhe video për shqiptarët e pasur, megjithëse pak blloqe nga sheshi kryesor pllakat e kalldrëmit akoma janë të plasaritura.

Ekonomistët, përfshi edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, presin një rritje të GDP-së me të paktën 6% këtë vit, ç'ka do të ishte midis më të lartave në Evropën lindore, nëse vendi mund të shmangë ndërprerjet kronike të energjisë elektrike të cilat e kanë penguar atë në të kaluarën.

Në qershor, ish-vendi stalinist ballkanik me 3,3 milionë banorë u ngrit në një "vend me të ardhura mesatare" nga të ardhurat e ulëta në klasifikimin e Bankës Botërore, mori një ftesë këtë vit për t'u anëtarësuar në NATO. Ai pritet që të aplikojë për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm.

Një studim i Bankës Botërore këtë muaj e rendiste Shqipërinë si më të mirën e Ballkanit dhe midis 10 vendeve kryesore në botë për rregullat më të lehta për biznesin.

"Tre vjet më pare, megjithëse këtu kishte rritje dhe stabilitet makroekonomik, vendi ende nuk ishte aspak i preferuar nga investitorët e huaj", deklaroi kryeministri Sali Berisha në një intervistë me Reuters në fillim të muajit.

Në postin e tij prej shtatorit 2005, ai thotë se ka luftuar korrupsionin, ka ulur taksat, reduktuar madhësinë e qeverisë dhe ka futur një varg ligjesh në mbështetje të biznesit.

Megjithë "një ulje të pamasë të taksave dhe tarifave", Berisha thotë se qeveria e tij në tre vjet ka gjeneruar më shumë të ardhura sesa ka bërë qeveria e mëparshme në gjashtë vjet. AMRA, një grup amerikano-zviceran, bleu rafineritë e naftës ARMO për 125 milionë Euro (183,3 milionë USD) këtë verë në atë që ishte një prej privatizimeve më të mëdha që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1990.***

Qeveria e ka bërë ndërtimin e një rrugë që lidh portin kryesor të Shqipërisë, Durrës, dhe Kosovës prioritetin e saj kryesor ndonëse arteria 600 milionë euro ka tejkaluar burimet e saja. Berisha thotë se kjo do të integrojë bujqësinë e Shqipërisë me atë të Kosovës, do të ndihmojë tregtinë dhe turizmin dhe do të rigjallërojë veriun e varfër. Kompania energjetike italiane ENEL dëshiron të ndërtojë një central elektrik me qymyr dhe është duke shqyrtuar mundësitë bërthamore. EVN e Austrisë është gati për të përfunduar një marrëveshje prej një miliard euro për të ndërtuar hidrocentrale. Kompanitë greke dhe spanjolle janë duke ndërtuar fabrika çimentoje.

***

Britanikët dëshirojnë të ndërtojnë porte. Në një tjetër shenjë që tregon se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet globale, zyrtarët e Ministrisë së Financave thonë se po planifikojnë të nxjerrin Eurobonot e para në fund të këtij muaji, për një vlerë prej 250-300 milionë euro. "Ne dëshirojmë që Shqipëria të listohet në tregjet e euros, në tregjet financiare", - thotë Sherefedin Shehu, zv/Ministër i Financave.

Ndërsa vendet të tilla të Ballkanit si Maqedonia dhe Serbia kanë bursat e tyre, planet e Shqipërisë për të zhvilluar një të tillë vazhdojnë të mbeten pezull. Kujdesi i publikut mbetet i fortë në gjurmët e skandalit të skemave piramidale të fundit të viteve 1990 i cili çoi në muaj anarki në të cilat gjetën vdekjen më shumë se 2000 vetë. Shqiptarët pranojnë se do të duhet mbase të paktën një dekadë përpara se vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota të grupit të shteteve të pasura demokratike. "Ne jemi akoma shumë larg standardeve", thotë Sehu. "Unë nuk pres që kjo të ndodhë në 7 ose 8 vjet, mbase 10".***

Shumë njerëz vazhdojë akoma të ankohen se jeta e tyre në vendin e dytë më të varfër të Evropës pas Moldavisë nuk është përmirësuar në mënyrë domethënëse dhe rritja e çmimeve të karburantit i ka detyruar ata t'i lënë makinat në shtëpi. "Vetëm pak njerëz bëjnë një jetë të mirë. Pjesa tjetër janë duke pasur telashe për t'ia dale mbanë për shkak të rritjes së çmimeve", - thotë Arben Nivica, në dyqanet e të cilit shiten veshje të importuara. Dhe ashtu si në shumë vende në zhvillim, sfidat e mëdha ekzistojnë. "Mbeten akoma shumë probleme, akoma ka korrupsion", thotë Berisha.

Problemet e tjera përfshijnë një sistem joefikas të drejtësisë, tituj pronësie të mjegullt, grumbullim të dobët të mbetjeve urbane, dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Shqipëria është e varur pothuajse tërësisht nga energjia elektrike prej hidrocentraleve, por nuk ka qenë në gjendje të plotësojë kërkesat gjithnjë në rritje për shkak të mungesës së reshjeve dhe një rrjeti të amortizuar të shpërndarjes.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur klientët familjarë dhe ata industrialë, veçanërisht në dimër, prej fundit të komunizmit. Në pikun e kërkesës në dimër, Shqipëria importon midis 8-18 milionë kilovat kryesisht nga fqinjët ballkanikë.

"Sigurisht nevojitet shumë për t'u bërë për sa i përket kulturës demokratike dhe pavarësisë së institucioneve shtetërore, dhe për sa i përket shtetit të së drejtës, dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një sfidë madhore" tha në fillim të këtij muaji Olli Rehn, komisioneri evropian për Zgjerimin.

Dikur zhvillimi ekonomik dukej pak jashtë; kontrollit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili është edhe udhëheqësi i socialistëve në opozitë, ankohet që ndërtimi në periferinë e kryeqytetit është i ç'rregullt dhe mund të shkaktojë probleme. "Çdo rritje e shpejtë ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj", i deklaroi ai Reuters."Qyteti është duke u bërë gjithnjë e më shumë i rrethuar dhe i mbytur nga zonat përreth".

Drejtuesi i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, dallon titujt e pronësisë si një çështje kyç me të cilën po përballet Shqipëria. "Problemi kryesor, çështja kryesore në Shqipëri, mbetet efikasiteti i reformës strukturore, duke filluar nga çështjet që lidhen me titujt e pronësisë në vend", tha ai në një intervistë të kohëve të fundit. "Për të marrë një titull të pastër është shumë e vështirë".

Një shembull është projekti për fshatin turistik të ClubMed që mbetet i bllokuar prej disa vitesh. "Ky është një problem", thotë kryeministri Berisha mbi regjistrimin e pronave, por shton: "Investitorët e huaj nuk përballen me çështje serioze mbi këtë për sa kohë që çmimet janë të ulëta ata e gjejnë zgjidhjen për këtë".

Turizmi ofron një potencial vigan, pasi pjesa më e madhe e vijës bregdetare prej 362 km është pak e zhvilluar. Por kufizimet energjetike, mangësitë në grumbullimin e mbetjeve urbane dhe transporti i dobët kanë ngadalësuar investimet. "Ka disa kompani të mëdha nga e gjithë bota që po interesohen, nga SHBA, Gjermania dhe Italia", thotë Berisha.

Shqipëria vuan gjithashtu nga një deficit i madh tregtar, që lehtësohet kryesisht nga të ardhurat që dërgon diaspora shqiptare. "Kjo është arsyeja që vendi jeton", thotë një ambasador i huaj, i cili nuk pranon të identifikohet pasi nuk është i autorizuar të flasë me mediat. "Ka shumë pak prodhim këtu". "Nëse ndërtimi (bumi) ndalon, ekonomia mund të shembet", shtoi ai. "Unë kam dyshimet e mia që kjo është e qëndrueshme".

Peshkopi Anastasios Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, ankohet mbi taksat e larta mbi punimet restauruese dhe një sistem ligjor kompleks që e bën të vështirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi pronësinë. Mbi të gjitha, flet me kujdes udhëheqësi me origjinë greke i kishës, gjërat kërkojnë kohë në Shqipëri. "Këtu ju duhet të prisni", tha ai në një intervistë. "Ju duhet së pari të keni durim, së dyti durim dhe së treti durim".

Publikuar në "Reuters"

KOMENTE