English

Vrasja e burrit, Vitore Doda merr 3 vjet e 4 muaj burg

Tiranë, 31 mars NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dënuar sot me 5 vjet burg të pandehurën Vitore Doda të akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.

E veja 28 vjeçare ka përfituar ulje dënimi pasi ishte duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar. Asaj i mbetet edhe 3 vjet e 4 muaj burg për të shlyer.

Dy seanca më parë prokurori i kërkoi gjykatës dënimin me 6 vjet, ndërsa vetë e pandehura kërkoi mëshirë nga ana e gjykatës, pasi kishte pranuar që e kishte kryer krimin në kushte të vetëmbrojtjes.

Ngjarja për të cilën akuzohet Doda ka ndodhur në afërsi të bregut të Lumit Tiranë, më datën 25 gusht të vitit të kaluar, pas një grindje të viktimës Marash Doda me të atin e të pandehurës.

Vitore Doda menjëherë ka nxjerrë një biçak nga çanta dhe e ka qëlluar viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Viktima dhe e pandehura kishin vetëm dy javë martesë.

a.j/NOA

KOMENTE