English

Aquila, nën rrënoja 4 shqiptarë nga Maqedonia

Aquilla, 6 prill, NOA - Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, është shprehur sot se tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë qendrore tani njoftohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 70 vetëve.

Sipas Ministrit të Brendshëm sa vjen e rritet numri i viktimave dhe për fat të keq bilanci mund të shkojë 100-150 persona.

Ndërkohë mësohet se katër shqiptarë nga Maqedonia, dy prej tyre fëmijë, janë në mesin e viktimave të tërmetit, që goditi sot Italinë qendrore.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga ambasada e Maqedonisë në Romë, tre persona, përkatësisht Refik Asani, 44 vjeç, Osman Valdona, 13 vjeç dhe Zejnula Alejna, 11 vjeç, janë identifikuar deri tani si viktima të kësaj fatkeqësie natyrore, ndërsa një viktimë e katërt nuk është identifikuar ende.

Të gjithë viktimat jetonin në Aquilla, pranë epiqendrës së tërmetit.

s.v/NOA

KOMENTE