English

Berluskoni: Gati të shpallim gjendjen e emergjencës

Abruzzo, 6 prill, NOA - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka deklaruar se është gati të shpallë gjendjen e emergjencës në shtetin italian për shkak të tërmetit të fuqishëm i cili goditi zonën e Abruzzos në orët e para të mëngjesit të sotëm.Nga ana e tij, kreu i Mbrojtjes Civile, e ka cilësuar këtë tërmet, si atë me më shumë pasoja të rënda në Itali, madje deri në "tragjedinë e këtij mijëvjeçari për Italinë". Ai shtoi ndër të tjera se ka sinjalizime shumë të rrezikshme për sizmologjinë e rajonit të Abruzzos ndaj deklaroi se duhen marrë të gjitha masat për shmangien e tragjedive të mundshme. "Kërkojmë solidaritetin e të gjithë italianëve, që të dalin në rrugë dhe të na ndihmojnë në këtë ditë të rëndë", ka deklaruar ai.n.e/NOA

KOMENTE