English

Edi Rama: Qeveria të japë falas letërnjoftimet për shtresat në nevojë

Tiranë, 6 prill, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference për shtyp në selinë rozë, ditën e sotme, i bëri sërish thirrje qeverisë që kartat e identitetit të jepen falas për shtresat në nevojë.

Sipas tij, nuk ka më kohë për të humbur sepse zgjedhjet parlamentare të qershorit janë në prag e qindra qytetarë mund të rrezikojnë të mos ushtrojnë të drejtën e votës.

"Qeveria vazhdon të mbajë në fuqi një taksë vote që të varfrit nuk e paguajnë" - u shpreh Rama.

Kryesocialisti deklaroi për mediat se qeveria duhet të veprojë që të mos bëhet shkaktare e një dështimi historik.

s.v/NOA

KOMENTE