Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova Lindore: Ne nuk jemi pakicë kombëtare
English

Kosova Lindore: Ne nuk jemi pakicë kombëtare

Kosovë, 6 prill, NOA - Kosova Lindore i dërgon letër të hapur gjithë institucioneve dhe partive politike të Kosovës e Shqipërisë në lidhje me gjendjen e situatën politike dhe ekonomike në këtë pjesë të shtetit më të ri të Ballkanit.

"Të shqetësuar me rrjedhat e deritanishme të ngjarjeve dhe të situatës politike, ekonomike e sociale në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë);

Të shqetësuar me krejt politikën shqiptare që po ndiqet aktualisht në raport me Kosovën Lindore; Të shqetësuar me shpërnguljet e vazhdueshme të popullatës shqiptare nga Kosova Lindore; Të shqetësuar me politikën agresive që po ndjek shteti serb ndaj popullatës shqiptare, e cila jeton në trojet e veta historike në Kosovën Lindore:

 Kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga institucionet e Republikës së Shqipërisë si dhe nga të gjitha partitë politike shqiptare (e sidomos nga ato të Kosovës Lindore) që asnjëherë dhe në asnjë rast popullin shqiptar të Kosovës Lindore të mos e quajnë pakicë kombëtare"- shkruhet në letrën e hapur të dërguar nga Njazi Kadriu, kreu i shoqatës së të shpërngulurve nga Kosova Lindore "Vatra".

Në emër të të gjithë popullit të Kosovës Lindore, ai kërkon, nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga institucionet e Republikës së Shqipërisë si dhe nga të gjitha partitë politike shqiptare që në të gjitha veprimet e tyre politike e shtetërore të udhëhiqen nga e vërteta historike e aktuale, se populli shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Kosovën Lindore është komb dhe i takon e drejta e kombeve për vetëvendosje;

"Edhe në qoftë se si politikë ditore duhet të përmendet reciprociteti në të drejta, ai të mos kërkohet në relacionet Kosovë Lindore - pakicë serbe në Kosovë, sepse kjo na bën edhe ne pakicë, por ky reciprocitet të kërkohet në relacion me veriun e Kosovës.

Populli shqiptar i Kosovës Lindore asnjëherë gjatë historisë, nuk e ka ndierë e as sot nuk e ndien vetën të shkëputur nga pjesa tjetër e kombit që jeton në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, i cili padrejtësisht u nda, gjatë periudhave të ndryshme historike nga fqinjët tanë të ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha. Me gjithë këtë ndarje te dhunshme me kufij administrativ, popullin shqiptar të Kosovës Lindore e ka bashkuar me krejt kombin: gjuha, territori, kultura e ekonomia, po ashtu edhe përpjekjet e luftërat e shumta për çlirim e bashkim kombëtar, prandaj është pjesë e kombit shqiptar, dhe nuk guxojmë ta quajmë pakicë:Sepse kështu heqim dorë nga një pjesë e territorit tonë edhe ashtu të zvogëluar gjatë shekujve,

Sepse ua mbyllim derën gjeneratave të ardhshme që të kenë të drejtën për bashkim natyral me trungun e tyre", - thuhet në letër.

s.v/NOA

KOMENTE