Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza, destinacioni i parë në botë, e kush tjetër veç Francës
English

Kriza, destinacioni i parë në botë, e kush tjetër veç Francës

Tiranë, 7 Prill NOA - Në ka vend që dëshirohet më shumë në këtë botë, për nga kënaqësitë që të dhuron, ai është Franca ndaj dhe është shpallur destinacioni më i kërkuar në botë.

Pohimi është bërë nga autoritetet franceze që flasin me gjuhën e shifrave.

Ata evidentuan pak orë para se të Martën të kalojë një ligj nxitës për turizmin në Parlament, se turistët e huaj ishin në shifrën 79,3 milionë vetë që vizituan Francën në 2008-n.

"Turistët e huaj që kanë vizituar Francën kanë qenë më të paktë në 2008-n, por megjithë krizën, ajo mbetet destinacioni i parë turistik botëror', - thuhej në komunikatën e qeverisë franceze që paraqet sot (e Martë) një ligj që ka si qëllim rimëkëmbjen e këtij sektori.

Ligji që do të paraqitet në Senat, vjen në përpjekje për të modernizuar sektorin turistik francez e për ta bërë më konkurrues.Â

Nga shifrat rezulton se ka një ulje me katër për qind të turistëve evropianë, por vërehet se "mbërritja e turistëve me origjinë të largët është rritur në mënyrë globale".

Këtu po bëjnë përjashtimm vetëm zona e Amerikës së Veriut që ka një ulje të turistëve në dy për qind) dhe Japonia që paraqet një ulje vërtet të konsiderueshme, prej 16 për qind). "Gjithsesi, Franca vazhdon të jetë destinacioni i parë botëror", - pohoi Sekretari i Shtetit për Turizmin, Herva© Novelli përpara shtypit.Â

e.l/NOA
KOMENTE