English

NATO, standardet dhe dekoret

Nga Valentina Leskaj

Â

Padyshim që anëtarësimi i Shqipërisë në NATO mbetet një ngjarje historike sidomos për një vend si Shqipëria, që ka vuajtur jo vetëm izolimin 50 vjeçar si asnjë vend tjetër i rajonit, por edhe me një tranzicion shpesh traumatik.Â

Ndërkohë që konsiderohej si edhe ka qenë në realitet, faktor stabiliteti në rajon Shqipëria nuk e prodhonte atë brenda vendit.

Po në fund ne do të matemi me standardet që plotësojmë jo me numrin e festave që bëjmë, për anëtarësimin, jo me dekoret.

Shërbimi më i madh që mund ti bëhet shqiptarëve dhe gjithë procesit janë plotësimi i angazhimeve që kemi marrë përsipër.

Besoj se sot është dita për të folur e reflektuar për përgjegjësitë që ka politika, që Shqipëria të justifikojë mbështetjen dhe besimin që i është dhënë me anëtarësimin.

E them këtë se sot ne jemi ndryshe përgjegjësitë i kemi më të mëdha e padyshim jemi edhe më të monitoruar.

Një vend anëtar i NATO-s nuk mund të neglizhojë standardet që kërkon një demokraci funksionale, dhe standardi i parë i demokracisë funksionale janë zgjedhjet.Â

Për ti garantuar ato nuk shërbejnë përdorimi i NATO-s për interesa elektorale, nuk shërbejnë sloganet e kryeministrit nëpër mitingje po plotësimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.Â

Zgjedhjet janë në rrezik pa karta identiteti. Â

Cështja e kartave mbetet sot vija ndarëse në se kjo qeveri ka vullnet për bërë zgjedhje të lira e të ndershme apo jo. Â

Fakti që njerëzit e varfra janë në pamundësi për të marrë kartën e identitetit është privim nga e drejta për të votuar, është privim nga një e drejtë kushtetuese. Â

Problemi më i madh sot është pagesa e kartës që në fakt është taksim i votës, bota demokratike ka kohë që është shkëputur nga taksimi i votës, Shqipëria po e vendos.Â

Ju thoni se keni bërë ulje për disa kategori me vendimin e fundit të qeverisë ( si për student, pensionistë etj) po ndërkohë ata duhet ta paguajnë kuponin dhe më pas tua rimbursoni.Â

Së pari dua t'ju them se problemi është që kategoritë në nevojë nuk kanë para të bëjnë pagesën. Mendoni një familje në fshat me 800 lekë ndihmë ekonomike të paguajë 4800 lekë po edhe më shumë se është dhe transporti.Â

Po kjo është njëra anë e problemit. Â

Ana tjetër është që njerëzit i kanë provuar dështimet e rimbursimeve me këtë qeveri. Â

Më thoni kujt ja keni rimbursuar energjinë elektrike që njerëzit t'ju besojnë.Â

Sa keni harxhuar nga fondi për rimbursimin e energjisë.Â

Pra edhe sikur njerëzit të bënin sakrificë duke i marrë borxh paratë për të blerë kuponin, nuk kanë besim te rimbursimi, ndaj duhet të gjeni një zgjidhje sa nuk është vonë.Â

Sot jeni në limitet e fundit kohore, për të marrë një vendim që do ta zhbllokonte procesin. Â

Çdo ditë që kalon pa zgjidhur këtë problem vë në pikëpyetje kapacitetin përballues të pikave të shpërndarjes.Â

Ndaj ne i kërkojmë qeverisë as më pakë e as më shumë, po të plotësojë detyrimet që ka ndaj shtetasve të saj për shërbime të përballueshme. Â

Marrja e kartës së identitetit është një shërbim me kosto të pa përballueshme dhe bëhet fjalë për një shërbim specifik, për një shërbim që lidhet me të drejtën e votës. Â

Varfëria dhe pamundësia ekonomike e shtetasve nuk duhet te behet pengese për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

* Sipas kontratës koncesionare sistemi i aplikimit duhej të ishte ngritur 4 muaj pas lidhjes se kontratës në të gjithë Shqipërinë, pra në 21 nëntor 2009.Â

 * Ndërkohë që prodhimi i parë i kartës së ID duhej të ishte bërë në 20 dhjetor 2008, ky prodhim u realizua vetëm ne 10 shkurt 2009;Â

 * Në dokumentet e tenderit dhe në ofertë, kanë qenë të parashikuar mbi 100 stacione të lëvizshme aplikimi por deri më sot ato nuk janë përdorur duke ndikuar direkt mbi situatën. Kjo është shkelje e hapur e kushteve të tenderit dhe e ligjit të koncesionit.Â

Këto zgjedhje kanë ngritur edhe dyshime e pikëpyetje të tjera që qeveria duhet tu japë përgjigje:

Pse ajo ka urdhëruar policinë të verifikojë emigrantët nëpër shtëpitë e tyre.Â

Pse kjo detyrë i është ngarkuar pikërisht policisë dhe pse nuk është bërë transparent qëllimi i këtij verifikimi?Â

Për ne, NATO i ka më të mëdha përgjegjësitë për sa kohë që nuk është kaluar testi i parë ai i zgjedhjeve. Â

Ky nuk është vetëm shqetësimi i opozitës dua t'ju kujtoj ato që ka thënë Shefer se do kemi privilegje e detyrime dhe se zgjedhjet do te shihen me një lupë të madhe. Â

Qeveria mesa duket i ka ngulur sytë te privilegjet. Â

Në fakt koha nuk pret. Ç'do ditë që kalon e vë në dyshim standardet. Â

Standardet janë në provë në 28 Qershor, është në dorën e qeverisë ti vendosë ose ti refuzojë.Â

Nuk mund të ketë zgjedhje në këto kushte.

KOMENTE