Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një burrë i fiksuar pas punëve të shtëpisë, gruaja s'e duron dot më dhe ndahet
English

Një burrë i fiksuar pas punëve të shtëpisë, gruaja s'e duron dot më dhe ndahet

Tiranë, 6 Prill NOA - E çuditshme por mëse e vërtetë. Një burrë ishte aq shumë i fiksuar pas punëve të shtëpisë që meshkujt nuk i durojnë dot në përgjithësi, sa nuk pranoi as të shpëtojë martesën e tij.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Gjermani, ku një grua në moshën rreth 38-vjeçare, i ka dhënë fund martesës së saj me të shoqin pak vite më të madh.

Gruaja nga lokaliteti Sonders'haussen pranë kryeqytetit Berlin, pohoi se ka divorcuar bashkëshortin e saj, sepse ishte e irrituar për shkak se gjatë gjithë kohës burri merrej me punët dhe pastrimin e shtëpisë. Çifti i shtetasve gjermanë, kishte 15 vjet që ishte të martuar. Por në këto një dekadë e gjysmë, sikundër thotë në padinë e ndarjes 38-vjeçarja, gjatë gjithë kohës ishte detyruar të duronte bashkëshortin e saj të dhënë shumë më tepër sesa duhej pas punëve të shtëpisë, si pastrimi, larja dhe rregullimi i ambienteve të saj. Në një moment, gruas iu sos durimi në momentin. "Nuk arrita ta duroj dot më. Mendoni, ai shembi një pjesë të murit të shtëpisë dhe e rindërtoi sërish vetëm sepse mbi mur kishte disa njolla të pista", - thuhet në padinë qe e citoi Christian Kropp, kryetari i i gjykatës së Sondershausen.

Ai vetë, ka pohuar: "Kurrë nuk kisha marrë një argument të tillë për bazën e një kërkese për divorc".

e.l/NOA

KOMENTE