Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti Evropian ndihmë Italisë, Berlusconi mbledh urgjentisht qeverinë
English

Parlamenti Evropian ndihmë Italisë, Berlusconi mbledh urgjentisht qeverinë

Itali, 6 prill, NOA - Parlamenti evropian i vjen në ndihmë Italisë pas tërmetit të rënë në provincën e Aquilës duke u gdhirë mëngjesi i sotëm.

Ndërkohë kryeministri italian Silvio Berlusconi, do të dalë në konferencë për shtyp rreth orës 13:00 e në orën 19:00 të pasdites së sotme ai do të mbledhë urgjentisht qeverinë që drejton për të marrë masa konkrete ndihme për popullin e 5 komunave të prekura nga tragjedia.

Kurse ministri i brendshëm, Roberto Maroni, ka theksuar se në Aqilla janë duke shkuar 1.500 zjarrfikës nga e gjithë Italia me 4 helikopter, gjithashtu do të mbërrijnë një bashkim prej 100 karabinierësh e 100 forca policore.

"Prioritet tani është të punohet me radhë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat "- u shpreh ministri Maroni, që nuk dëshiroi të bënte të ditur numrin e saktë të të zhdukurve. Gjithashtu ai shtoi se sipas shefit të mbrojtjes civile, bëhet fjalë për një tërmet të përmasave më të mëdha të këtij mijëvjeçari.

s.v/NOA

KOMENTE