Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, mesazhe ngushëllimi Napolitanos dhe Berluskonit
English

Presidenti Topi, mesazhe ngushëllimi Napolitanos dhe Berluskonit

Tiranë, 6 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Italisë, Xhorxho Napolitano si dhe kryeministrit Silvio Berluskoni në të cilin shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku sot rajonin e Abruzzos. "Me keqardhje të madhe mësova për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abruzzos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale. Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar! Ju lutem, pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abruzzos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas", - theksohet në mesazhet e Presidentit Topi.

n.e/NOA

KOMENTE