Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Po fal nënë Feridenë dhe 36 të tjerë, pse po e bëj
English

Presidenti Topi: Po fal nënë Feridenë dhe 36 të tjerë, pse po e bëj

Tiranë, 6 prill, NOA (Update) - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot faljen për disa të dënuar, kryesisht femra.

Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës konfirmoi se Presidenti Topi, në bazë të nenit 92, pika b të Kushtetutës, ka ushtruar të drejtën e faljes për një numër të dënuarish.

"Në ushtrimin e të drejtës së faljes, Presidenti i Republikës ka vlerësuar dhe është mbështetur në kritere, që lidhen me shlyerjen e fajit nga i dënuari dhe rehabilitimin e tij, gjendjen shëndetësore, gjininë, moshën dhe llojin e veprës penale të të dënuarit", - sqaroi Presidenca. Zyra informative e Topit, theksoi se në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të ardhura nga institucionet përkatëse, si dhe atyre që kërkon ligji, Presidenti i Republikës ka dekretuar faljen e plotë ose të dënimit të mbetur të të dënuarve sipas dekretit numër 6122, datë 6 prill 2009.

Sipas Presidencës, falja erdhi në mbështetje të nenit 92, pika "b" dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 «Për faljen» të ndryshuar, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe të institucioneve të tjera, duke mos specifikuar kush janë ato. Më poshtë vijon lista e plotë e të falurve: 1. Abedin Spaho Reshlani, mosha 69 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 69, datë 15.02.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur. 2. Ali Hider Caca, mosha 70 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 32, datë 04.05.1995, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur. 3. Arsime Ruko, mosha 57 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.65 , datë 03.03.2008, i falet dënimi i mbetur. 4. Arsela Zhdanov Veli, mosha 29 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.7 , datë 05.02.2003, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur. 5. Aurora Breçani, mosha 22 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.76 , datë 28.01.2008, i falet dënimi i mbetur. 6. Donika Bektash Kanaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.204 , datë 02.06.2006, i falet dënimi i mbetur. 7. Emerli Hamit Ndreu, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.812, datë 19.09.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur. 8. Eglijana Patok, mosha 23 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.181, datë 16.07.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur. 9. Feride Arif Bako, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.14, datë 22.01.2007, i falet dënimi i mbetur. 10. Floresha Veli Malaj, mosha 46 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.12 , datë 24.01.2006, i falet dënimi i mbetur. 11. Geg Shuk Ndreca, mosha 78 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, me vendimin nr. 37, datë 03.07.1998 ndryshuar me vendimin nr.25, datë 07.03.2000 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur. 12. Gjylstane Tefik Elmazi, mosha 49 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.56P-10, datë 26.02.2006, i falet dënimi i mbetur. 13. Hito Nevrus Zogaj, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 260, datë 10.11.2005 i falet dënimi i mbetur. 14. Idajete Alush Myrtaj, mosha 64 vjeç dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.140 datë 25.05.2006, i falet dënimi i mbetur. 15. Inxhi Xhezo Xhaferraj, mosha 48 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.326, date 02.12.2004, i falet dënimi i mbetur. 16. Lavdije Shaban Haluli, mosha 37 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.142 , datë 11.02.2008, i falet dënimi i mbetur. 17. Marash Pal Nika, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr.18, datë. 07.03.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur. 18. Mersin Halit Dani, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 27, datë 28.02.1992, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur. 19. Milika Mynyr Hoxhaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.306, datë 22.12.2005, i falet dënimi i mbetur. 20. Nazmi Jonuz Frashëri, mosha 66 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.32, datë 02.02.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur. 21. Nazif Dane Lleshi, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh, me vendimin nr. 59, datë 29.10.2004, ndryshuar me vendimin nr.63, datë 28.02.2005 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet dënimi i mbetur. 22. Ndue Gjergj Gega, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.65, datë 22.08.1994, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur. 23. Nikoll Pjetër Perjaku, mosha 83 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 46, datë 30.07.1996, i falet dënimi i mbetur. 24. Nuro Sheme Gjonzenelaj, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin Nr. 111, datë 23.03.2006, i falet dënimi i mbetur . 25. Nush Lush Paloka, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.84, datë 30.07.1994, ndryshuar me vendimin nr.63/rishikimi, datë 05.03.1995 të Gjykatës së Kasacionit, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur. 26. Qamil Dane Ferro, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.216, datë 28.09.2005, i falet dënimi i mbetur. 27. Riza Hysen Dani, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Bulqizë, me vendimin nr. 03, datë 07.01.1999, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur. 28. Sabri Murat Dedja, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr.21, dt. 01.03.2000, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur. 29. Sadik Bajram Nezaj, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tropojë, me vendimin nr.80, datë 11.11.2005, ndryshuar me vendimin nr. 162, datë 30.05.2006 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur . 30. Spiro Kamber Muçaj, mosha 65 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 280, datë 12.07.2006, i falet dënimi i mbetur. 31. Sulejman Ymer Kasmi, mosha 74 vjeç, dënuar përfundimisht nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 88, datë 08.12.2000, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur. 32. Shqiponja Hoxhe Bylyshaj, mosha 40 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.174, datë 08.05.2006, i falet dënimi i mbetur. 33. Shkurte Sali Kozi, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.42, datë 23.06.2005, i falet dënimi i mbetur. 34. Xhevahire Sherif Velija, mosha 41 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.116, datë 06.06.2007, i falet dëimi me burgim. 35. Xhevrie Sabri Zykaj, mosha 42 vjeç, dëuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqëor Fier, me vendimin nr.127, datë 19.05.2005, i falet dënimi i mbetur. 36. Ylvije Jaup Nuredinaj, mosha 53 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.23, datë 01.02.2005, i falet dënimi i mbetur. 37. Zarife Sinan Ymeraj, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.66 , datë 24.02.2006, i falet dënimi i mbetur.

s.v/NOA

KOMENTE