English

Shpërthime me bomba në Bagdad, të paktën 20 të vdekur

Bagdad, 6 prill, NOA - Shpërthimet kanë tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin irakian.

Si pasojë e një serie eksplozive me bomba në qytetin e Bagdadit janë vrarë të paktën 18 njerëz dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimet ndodhën në lagje të ndryshme të Bagdadit dhe lëndët eksplozive ishin fshehur në makina. Vetëm nga një shpërthim humbën jetën dhjetë vetë.

Lënda eksplozive kishte shpërthyer në një makinë në afërsi të sheshit tregtar të punëtorëve, që prisnin në rajonin sh'i'it në Sadr City. Â

n.e/NOA

KOMENTE