Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në Shkodër, ekzekutohet me armë 39-vjeçari
English

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet me armë 39-vjeçari

Shkodër, 7 Prill NOA - Një burrë në moshë të re ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme (duke gdhirë e Marta), në qendër të qytetit të Shkodrës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Nadir Çuku, 39-vjeçar, me banim në lagjen "Ahmet Haxhia: të qytetit Shkodër.

Nga dëshmitë në vendngjarje, gjithçka ndodhi në orën 23.00 në lagjen "Perlat Rexhepi" të qytetit verior, pikërisht në vendin e quajtur "Truma e Dugajeve të Reja".

Në rrethana ende të paqarta, një person i është afruar 39-vjeçarit Nadir Çuku, dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Në pak minuta, një numër i madh forcash policore kanë mbërritur në vendngjarje. Policia tha se po punon për identifikimin e autorëve të krimit dhe zbardhjen e rrethanave e motiveve të ngjarjes.

r.d/NOA

KOMENTE