Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Bollanos në gjyq: Prokuroria, ksenofobe . Prokurori: Jo, se ai është deklaruar shqiptar
English

Avokati i Bollanos në gjyq: "Prokuroria, ksenofobe". Prokurori: "Jo, se ai është deklaruar shqiptar"

Vlorë, 7 prill, NOA - Seanca e radhës në gjykimin e Vasil Bollanos, kryebashkiakut të Himarës, vijoi sot me dëgjimin e argumentave të paraqitura nga avokati i tij mbrojtës, Petraq Curri.

Në analizën e tij përfundimtare, Curri deklaroi se klienti që ai përfaqëson në këtë gjyq është totalisht i pafajshëm dhe po gjykohet pa të drejtë si pjesë e një procesi penal.

Sipas tij, prokuroria e ka të pamotivuar akuzën e saj për konsum të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të dëmit material ndaj shtetit, për shumë arsye. Madje Curri shkoi dhe më tej duke e cilësuar prokurorinë si ksenofobe dhe të veshur me nota të theksuara nacionalizimi, fakt ky që u replikua nga prokurori i çështjes, Sokol Malja.

Sipas këtij të fundit, të tilla shprehje në një gjykim janë pa vend duke pasur parasysh se në provën e depozituar nga prokuroria ku pasqyrohet marrja në pyejte e Vasil Bollanos, ai e ka dhënë kombësinë e tij si shqiptare.

"Nuk ka vend kështu, - tha Malaj, - për këtë aludim gjatë gjykimit kur ne jemi përballë shtetasve me të njëjtën kombësi si e jona".

Më tej, avokat Curri deklaroi se Bollano si pushtet lokal, ka marrë një masë adniminstrative në zonën që është në juridiksion të tij dhe si i tillë nuk mund të gjykohet penalisht.

Ai deklaroi se nuk kemi të bëjmë me asnjë element të veprës penale dhe nuk ka asnjë dëm material, pasi toka ku janë vënë tabelat as është tjetërsuar në asnjë formë dhe as ka ikur nga vendi, ndërsa tabelat e hequra nuk janë dëmtuar, por janë të magazinuara.

Pasi u dëgjua nga ana e gjykatës mbrojtja dhe replika e prokuriorit lidhur me çështjen e ksenofobisë dhe nacionalizmit, gjyqtari i çështjes, Shkëlzen Selimi, vendosi të japë vendimin e detajuar në datë 21 prill, duke e konsideruar këtë seancë të mbyllur.

n.e/NOA

KOMENTE