Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha -Sanader: Do të jemi avokatët më të mirë të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi për anëtarësimin në NATO
English

Berisha -Sanader: Do të jemi avokatët më të mirë të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

Bruksel, 7 prill, NOA - Pas ceremonisë së ngritjes së flamujëve në Bruksël, kryeministri Berisha dhe ai kroat Sanader dhanë një konferencë për shtyp duke deklaruar se ata do të mbështesin dhe inkurajojnë anëtarësimin në këtë organizëm ndërkombëtar të Kosovës, Bosnjes e Malit të Zi.

"Anëtarësimi i dy vendeve tona sot është një ogur shumë i mbarë për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin. Ne do të jemi avokatët më të mirë të tyre, sikundër do t'i japim çdo ndihmë të mundshme që procesi i integrimit të tyre drejt NATO-s të eci me hapat e merituara."- u shpreh kreu i qeverisë, Berisha.

Duke iu referuar kartës së "Adriatik 3" , Kryeministri Berisha tha se " Karta Adriatik 3 në të vërtetë është Adriatik 5, janë shtuar Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Për sa i përket problemit të emrit dhe diskutimit që ekziston midis dy vendeve, Maqedonisë dhe Greqisë, ne shpresojmë që ky problem të zgjidhet në interesin më të mirë të të dy vendeve dhe të mbarë rajonit." Sipas tij, Maqedonia e ka vendin të sigurt në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pritet vetëm zgjidhja e problemit që ka me Greqinë.

Përsa i përket stafit shqiptar që do të punojë në NATO, kryeministri Berisha deklaroi se , "Shqipëria këtu ka një mision të shkëlqyer, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe për të cilën, dua të falënderoj publikisht dhe t'i shpreh vlerësimin tim më të madh ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe përfaqësisë ushtarake, gjeneralit dhe të gjithë ekipit të tyre. Natyrisht, kalimi i Shqipërisë si vend anëtar kërkon që përfaqësitë e tyre të plotësohen me të gjithë ekspertët e funksionarët zyrtare, si dhe me të gjithë teknologjinë më të fundit që meriton kjo anëtarësi". Ai theksoi se  Shqipëria nuk do të kursejë asgjë për t'i dhënë mbështetjen përfaqësisë së saj këtu, që të përmbushë të gjithë detyrimet që rrjedhin nga përfaqësimi i Shqipërisë si anëtare e plotë në NATO.

s.v/NOA

Â

Â

KOMENTE