English

Ekspozitë e kuratorit Everest Imeraj, nën moton "Shqipëria në NATO"

Tiranë, 7 Prill NOA - Në Galerinë "Ibrahim Kodra" MTKRS dhe FDE organizuan pasditen e sotme Ekspozitën Blic 14 me profesorë, studentë të Akademisë së Arteve të Bukura dhe nxënës nga Liceu Artistik "Jordan Misja" nën moton "Shqipëria në NATO".

Ky forum iu jep mbështetje këtyre të rinjve nën nismën që ka ndërmarrë për vlerësimin dhe lartësimin e talenteve  të reja shqiptare (brain - staind).

Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë do të paraqiten me nga tre punime secili duke iu përshtatur temës "Shqipëria në NATO".

Ata kanë interpretuar pasazhe të ndryshme nëpërmjet figuracioneve të ndryshme artistike duke u ndikuar nga ambienti ku jetojnë.

"Ekuinoks" është tematika ku këta artistë thërrasin zërin e tyre në përjetime të barabarta me zërat e tjerë të shteteve të botës.

Me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO do të prezantohet një vepër e kuratorit neomodernist Everest Imeraj e titulluar NATO.

Kjo vepër është simbol i unitetit, i barazisë dhe i vlerave të mëdha njerëzore.

Punimi në skulpturë i paraqitur në tredimensionalizëm e interpretuar me materiale të përziera.

Por jo vetëm kaq, kemi dhe një vepër tjetër të kuratorit Imeraj të paraqitur në instilacion, frymëzimin e të cilës e ka marrë nga vepra "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", e shkrimtari te madh shqiptar me përmasa botërore Ismail Kadare.

Paraqitja e figurës së gjeneralit në një pozicion të dështuar  ku paqja dhe lufta janë në duel me njëra- tjetrën.

Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë 14 artistë nga Shqipëria dhe e ftuar do të jetë artistja nga Italia Giorgia Sond.

e.l/NOA

KOMENTE