Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Rënie e pritshme e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009
English

Fullani: Rënie e pritshme e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009

Guvernatori i BSH deklaroi se "rënia e pritshme e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009, do të reflektojë rënien e kërkesës së brendshme dhe si rrjedhojë, mund të shoqërohet me rënie të pjesës së saj që drejtohet për mallra të huaja". Këtu ai plotësoi se "si rezultat, vëllimi i tregtisë në përgjithësi mund të shënojë rënie, duke realizuar një korrektim të nevojshëm të deficitit në llogarinë korrente të ekonomisë së vendit, si edhe duke i vendosur faktorët e kërkesë/ofertës për valutë të ekonomisë tonë, në një ekuilibër më të qëndrueshëm"

Tiranë, 7 Prill NOA (Update) - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH), është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente për rreziqet me të cilat mund të përballet qëndrueshmëria e stabilitetit financiar të vendit gjatë këtij viti".

Pohimi e bëri sot, Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai citoi se në dokumentin e saj më të fundit, Këshilli Mbikëqyrës i BSH, "Deklarata e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008", në përmbushje dhe të detyrimit që rrjedh nga ligji "Mbi Bankën e Shqipërisë", është bërë një renditje e qartë e këtyre rreziqeve.

Këtu, Fullani përfitoi nga rasti që t'i përmendë publikisht. Fillimisht, ai evidentoi se ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në vitin 2009, e bën të vështirë realizimin e treguesve të politikës fiskale në përputhje me parashikimet e fundit të vitit 2008.

Po ashtu, vlerësoi se zhvillimet në tregtinë e jashtme do të ndikojnë në rënien e grumbullimit të të ardhurave buxhetore, ndërkohë që shtrëngimi i kushteve financiare në ekonomi ndikon negativisht mundësitë e sektorit bankar për të financuar deficitin buxhetor.

Për këtë arsye, Fullani tha se në mënyrë që të realizohet objektivi për nivelin e deficitit buxhetor, është i domosdoshëm rialokimi i shpenzimeve publike sipas rëndësisë, në masën e nevojshme dhe përgjatë gjithë vitit financiar.

Në terma praktikë, kjo do të thotë që aty ku është e mundur, të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur burimet e të ardhurave, për të gjetur burime alternative financimi, për të shtyrë në kohë shpenzimet jo urgjente, për të ripërcaktuar shpenzimet e planifikuara për këtë vit dhe që janë ende të pakontraktuara ose të pakryera.

Sakaq, zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, kryesisht në formën e ngadalësimit të eksporteve, rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së importeve, ndikuan mbi ekuilibrin e tregut të brendshëm valutor, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit të monedhës kombëtare në fillim të këtij viti.

Fullani tha se kursi fleksibël i këmbimit është një instrument korrektues, i cili automatikisht ndihmon në eliminimin e zhbalancimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë.

Megjithatë, në një periudhë më afatshkurtër, vlerësohet se lëvizjet e shpejta dhe të pakontrolluara të kursit të këmbimit, ndikojnë negativisht në psikologjinë e publikut dhe fshehin brenda tyre veprime spekulative të subjekteve të ndryshme.

Në këtë mënyrë, - pohoi Guvernatori, - krijohen premisa për efekte zinxhir, me pasoja negative në besimin e operatorëve ndaj monedhës vendase dhe në aftësinë e huamarrësve në valutë për të shlyer në kohë borxhin e tyre.

Guvernatori i BSH deklaroi se "rënia e pritshme e ritmit të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009, do të reflektojë rënien e kërkesës së brendshme dhe si rrjedhojë, mund të shoqërohet me rënie të pjesës së saj që drejtohet për mallra të huaja".

Këtu ai plotësoi se "si rezultat, vëllimi i tregtisë në përgjithësi mund të shënojë rënie, duke realizuar një korrektim të nevojshëm të deficitit në llogarinë korrente të ekonomisë së vendit, si edhe duke i vendosur faktorët e kërkesë/ofertës për valutë të ekonomisë tonë, në një ekuilibër më të qëndrueshëm".

Në këtë pikë, Fullani vlerësoi se është e domosdoshme të rivendosen ritme të qëndrueshme të rritjes së depozitave të publikut në sektorin bankar.

"Vetëm në këtë mënyrë, do të mundësohet mbulimi me produkte bankare i një klientele në rritje dhe me kosto me të leverdisshme. Unë përsëris se gjendja e sektorit bankar, për sa i takon treguesve të likuiditetit dhe kapitalizimit të veprimtarisë është e mirë dhe mbikëqyrja e tij e vazhdueshme është përparësi e Bankës së Shqipërisë", - theksoi z.Fullani.

e.l/NOA

KOMENTE