Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Harasani: Qeveria aktuale, përgjegjëse për një pjesë të madhe të krizës
English

Harasani: Qeveria aktuale, përgjegjëse për një pjesë të madhe të krizës

Tiranë, 7 prill, NOA - Deputeti socialist në një deklaratë për shtyp, ditën e sotme, ka akuzuar qeverinë aktuale si përgjëgjësë për një pjesë të madhe të krizës.

Duke renditur premtimet e pambajtura të kryeministrit Berisha dhe qeverisë që ai drejton, deputeti Harasani theksoi se disa probleme në vend janë si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë gjithë botën, por pjesa tjetër përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë.

"Sot, kur ngelen dhe 82 ditë nga përfundimi i mandatit katër vjeçar të qeverisjes që nuk meritojmë, politika që kërkon të riciklohet sërish, është e verbër ndaj faktit të qartë për të gjithë shqiptarët, se vendi ynë po përballet me disa çështje të një rëndësie të veçantë. Të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e dinë fare mirë se papunësia po rritet, biznesi është në vështirësi dhe ekonomia po tkurret"- u shpreh deputeti socialist gjatë deklaratës për shtyp.

Sipas tij, vendi ynë gjendet përballë sfidave të mëdha, prandaj, ne  duhet të përballemi me probleme reale siç janë, ulja e numrit te vendeve të reja të punës, rritja e papunisë dhe e çmimeve.

"Por, thelbi nuk qëndron tek shifrat dhe numrat. Thelbi qëndron tek sjellja e kësaj qeverie. Shqiptarët që jetojnë në fshat dhe në qytet e ndiejnë se ka diçka që nuk shkon, por qeveria nuk e pranon. Është vërtet e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme kjo sjellje e qeverisë. Kjo qeveri ose nuk e kupton se çfarë po ndodh në Shqipëri, ose nuk do ta pranojë realitetin. Nëse nuk e kupton atëherë shqiptarët drejtohen nga një qeveri e paaftë, dhe kjo është vërtet për të ardhur keq. Nëse Kryeministri Berisha nuk dëshiron ta pranojë realitetin, atëherë situata është edhe më e rëndë, pasi kjo lloj sjelljeje në të shkuarën ka rezultuar fatale"- tha Harasani.

Duke iu referuar raportit të djeshëm të Avokatit të Prokurimeve Publike i cili theksonte se  Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës ka mangësi në organizimin e proçedurave për dhënie me konçesion, paqartësi në dokumentat standarte, mangësi e vonesa për shqyrtimin e ofertave dhe finalizimin e kontratave, ai akuzon ministrinë për moszbatim të kërkesave të përcaktuara nga ligji i konçensioneve.

s.v/NOA

KOMENTE