English

Katastrofa e tërmetit në Itali, të vdekurit arrijnë deri në 179

Aquila, 7 prill, NOA - Plot 179 të vdekur, 1500 të plagosur, rreth 250 të zhdukur dhe 50 mijë të pastrehë, janë shifrat e deritanishme mbi katastrofën e tërmetit të djeshëm në rajonin e Abruzzos në Itali.

Mediat italiane tregojnë sesi ekipet e shpëtimit kanë vazhduar gjithë natën kërkimet nën rrënoja në Akuila dhe në qytetet përreth për të gjetur njerëz të tjerë që mund të ndodhen gjallë nën rrënoja.

Por kërkimet sa vijnë e bëhen më dëshpëruese pasi nuk po gjenden dot 250 të zhdukurit që pretendohet të jenë ende nën rrënoja prej natës kur ndodhi tërmeti.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se një lëkundje tjetër tërmeti ka tronditur këtë rajon dje në mesnatë, por për fat nuk ka patur ndonjë dëmtim, si tërmeti i mëparshëm.

Shumë vullnetarë nga vende të ndryshme i kanë ardhur në ndihmë Italisë gjatë këtyre ditëve, të cilat konsiderohen mjaft të vështira për këtë vend.

Mes viktimave nga tërmeti u bë publik edhe fakti se ishte një vajzë 4-vjeçare nga Shqipëria, por edhe 4 shqiptarë nga Maqedonia.

n.e/NOA

KOMENTE