Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paradoksi, familja mbretërore kremton 7 Prillin si ditë kundër fashizmit (!)
English

Paradoksi, familja mbretërore kremton 7 Prillin si ditë kundër fashizmit (!)

Tiranë, 7 prill NOA - Dega e PLL (Lëvizja e Legalitetit), në Durrës organizoi sot një seri aktivitetesh me rastin e 70 vjetorit të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939.

Në këto aktivitete merrnin pjesë Leka, nipi i Mbretit Zog, z. Skënder Zogu i ardhur posaçërisht nga Franca, drejtues të PLL nga qendra si dhe legalistë të ardhur nga qytete të ndryshme.

Aktiviteti qendror filloi në ora 10.00 para monumentit të Mujo Ulqinakut në Durrës ku përfaqësuesit e familjes Mbretërore, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të PLL ishin mbledhur, me flamujt kombëtar dhe të Partisë "Lëvizja e Legalitetit" në dorë, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rezistencës që organizoi shteti shqiptar dhe Mbreti Zog I, nën drejtimin e Major Abaz Kupi, përballë pushtimit fashist më 7 prill 1939.

Pikërisht ky ishte dhe qëllimi i tubimit ku merrnin pjesë edhe veteranë nacionalistë të rezistencës antifashiste të cilët shprehnin para Princit Leka krenari për pjesëmarrjen e tyre në rezistencën e 7 prillit 1939 nën komandën e Mbretit Zog.

Në një prononcim për media, Leka Zogu, ndër të tjera, tha se "data e 7 prillit shënon rezistencën që organizoi Mbreti Zog kundër pushtimit fashist dhe i dedikohet tërësisht patriotëve nacionalistë dhe zogist".

Këtu, Leka vlerësoi se "fatkeqësisht, këtë vepër e kanë përvetësuar komunistët dhe pasardhësit e tyre, dhe disa historianë vazhdojnë të shtrembërojnë të vërtetën historike".

"Por dita e sotme, - vijoi i biri i Leka Zogut, djali i ish-mbretit Zog, - tregon më së miri se zogistët të cilët nuk u përkulën as para pushtuesit të huaj as para diktaturës komuniste, janë pjesë e krenarisë dhe pasurisë sonë kombëtare."

Në vazhdim, Leka Zogu shprehu nevojën e një rishikimi sipas tij objektiv të historisë ku ngjarjet si ajo e 7 prillit 1939 dhe rezistenca që organizoi Mbreti Zog të shënohen pa manipulime politike dhe të zënë vendin e merituar.

Me këtë rast, Leka Zogu dhe kryetari i PLL Ekrem Spahiu në shenjë nderimi dhe mirënjohje për luftëtarët që dhanë jetën në rezistencën e 7 prillit vendosën kurora në monumentin që i kushtohet kësaj rezistence.

e.l/NOA

KOMENTE