English

Shpallen datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë

Tiranë, 7 prill, NOA - Policia e shtetit ka shpallur datat për testimin e kandidatëve për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme", të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të personelit të Drejtorive të Policisë në Qarqe deri me datë 31.03.2009.

Sipas Policisë së Shtetit, përmes këtij proçesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie.

"Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proçes i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët"- bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të Policisë së Shtetit.

Â

Kështu, për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë në datën 20.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00' do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0495-0702. Në orën 11.00'Â do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga Qarqet Dibër dhe Durrës, si dhe aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0703-0852. Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e Universitetit Kristal Fier në datën 29.04.2009. Testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00'Â do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga Qarqet Fier dhe Vlorë.

Në orën 11.00'Â do të paraqiten për t'iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga Qarqet Berat dhe Gjirokastër. Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër në datën 09.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00' pranë këtij universiteti. Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan në datën 18.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00' pranë këtij universiteti. Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe ku kanë aplikuar për t'u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim, të cilën do ta kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se , ashtu sikundër dhe në vitet e mëparshme korigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.Kandidatët që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t'i nënshtrohen fazave të tjera të testimit për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre.

s.v/NOA

KOMENTE