Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të ngresh flamurin e prijësit legjendar
English

Të ngresh flamurin e prijësit legjendar

Nga Sali Berisha

Kryeministër

Kam ardhur sot këtu, për t'ju shprehur juve, z. Sekretar i Përgjithshëm, Aleancës së Atlantikut të Veriut, Këshillit të Atlantikut të NATO-s dhe stafit tuaj ndërkombëtar, në këtë ditë historike për kombin dhe vendin tim, mirënjohjen më të thellë, nderimin tim më të madh për mbështetjen dhe ndihmën tejet të çmuar që i keni dhënë qeverisë sime, vendit tim në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Â

Këto katër vitet e fundit, me ju, këtu dhe gjetiu, jemi takuar disa herë, kemi referuar po kështu disa herë në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Në të gjitha këto takime kam ndjerë më shumë mirënjohje, dëshirën tuaj, të anëtarëve të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që Shqipëria të procedojë me reforma të thella dhe të gjithanshme të suksesshme, që të meritonte ftesën dhe anëtarësimin në NATO.

Â

Kërkesat, sugjerimet, shqyrtimi i cikleve të Planeve të Veprimit për Anëtarësim, kanë qenë një program i vërtetë për qeverinë time, kurse procesi i anëtarësimit në NATO padyshim, motivi më i fuqishëm i veprimit të reformave të gjithanshme të mazhorancës që unë drejtoj.

Â

Por, ajo çka mund t'ju them me shumë falënderim, është se Shqipëria ka ndryshuar më shpejt dhe më shumë se asnjëherë më parë. Shqipëria, nga vendi i krimit të organizuar nga më famëzinjtë në Evropë, ka sot treguesit e kriminalitetit qartësisht nën mesataren e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Vitin që shkoi, vendin tim e vizituan 2.7 milionë vizitorë nga mbarë bota, në siguri të plotë; nga njëri prej 24 vendeve, në të cilin korrupsioni ishte shndërruar në sistem, është sot vendi që ka lënë mbrapa 95 vendet dhe po lufton me zero tolerancë korrupsionin.

Â

Për shkak të krimit dhe korrupsionit mijëra investitorë u larguan nga vendi. Reformat e thella të ndërmarra nga qeveria ime kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Vitin 2008, ne e kemi mbyllur me rritjen ekonomike më të lartë në kontinent. Vetëm në periudhën Dhjetor-Janar që sapo kaloi, kemi firmosur 3.7 miliardë euro kontrata, koncesione në fushën e energjisë.

Â

Reforma të thella kushtetuese dhe institucionale, me frymë të plotë konsensusi të paparë, kanë ndodhur këto katër vite. Forcat tona të armatosura po shkojnë drejt një ushtrie profesioniste; kemi një buxhet mbi 2% të PBB-së dhe po aftësohen për të marrë pjesë në të gjitha misionet e NATO-s.

Â

Zoti Sekretar i Përgjithshëm,

Â

Kjo seli është selia që unë kam vizituar më shpesh se çdo seli tjetër në karrierën time politike. Këtu kam marrë frymëzim dhe inkurajim të madh për të shndërruar në realitet projektin ëndërr të kombit tim - anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Jam pritur miqësisht edhe nga paraardhësit tuaj, që i kanë dhënë një ndihmë shumë të madhe vendit tim. Prandaj dhe unë sot dua të falënderoj të gjithë sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, që më kanë pritur në këtë seli apo kanë vizituar vendin tim. Mbi te gjitha, Shqiptaret do t'ju jen mirënjohës ju, zoti Sekretar i Përgjithshëm Scheffer, si personaliteti që ne timonin e Aleancës, me përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer, bëri të mundur këtë ditë. Por unë sot dëshiroj të kujtoj një mik të madh timin, që nuk është më, Sekretarin e Përgjithshëm Manfred Verner.

Â

Në vitin 1992, unë u prita nga ai në këtë seli. Në këtë takim i shpreha dëshirën që vendi im të anëtarësohej në NATO. Unë dhe ai e dinim se Shqipëria ishte mbase edhe vite dritë larg standardeve të vendeve anëtare. Por ky burrë i madh reagoi ndaj kërkesës sime me fisnikëri dhe gëzim të sinqertë dhe në konferencën e përbashkët të shtypit do t'i njihte gazetarët me këtë kërkesë.

Â

Sot në këtë ditë të veçantë, kur shohim të realizuar projektin që nisëm së bashku, dua t'i them: faleminderit miku im Verner!

Â

Zoti Sekretar i Përgjithshëm,

Â

Unë jam sot këtu në këtë ceremoni solemne për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur ngritjen e Flamurit tim kombëtar. Këtu, në selinë e NATO-s, krahas flamujve më krenarë të vendeve më të fuqishme dhe të lira të Aleancës. Për këtë flamur dhe për kombin që ai përfaqëson kjo është dita e lavdisë sime të madhe pas ngritjes së tij ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Flamuri kombëtar është një është ndër flamujt shtetërorë më të vjetër në Evropë. Ai që nga koha e Skënderbeut, prijësit legjendar të shqiptarëve, pra, nga mesi i viteve 1400 deri ditët e sotme, i ka prirë shqiptarët në të gjitha përpjekjet e tyre për liri dhe ekzistencë.

Â

Në qelizat e tij të panumërta prehen shpirtrat dhe rrahin përjetë zemrat e qindra mijëra martirëve të kombit, që u flijuan që nga vitet 1444 gjer fare pak vite më parë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Sot ky flamur ngrihet, ngrihet e fluturon më lart se kurrë në historinë e tij, por së bashku me të, ngrihen dhe fluturojnë më lart se kurrë dhe prehen më të qetë se asnjëherë të rënët e kombit tim dhe ngrihet me lart se kurrë dinjiteti i vendit tim.

Â

Unë kthehem sot në vendin tim krenar, që kjo ditë u shndërrua në realitet.

Â

Shqiptaret i detyrohen NATO-s liritë e tyre!

Â

Unë kthehem sot në Shqipëri më i vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që vlerat dhe parimet që Aleanca mbron të konsolidohen gjithnjë e më shumë në Shqipëri.

(*) Fjala e mbajtur sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e NATO-s, në Bruksel

KOMENTE