English

Aksident në aksin Fier-Lushnje, vdes një person

Fier, 8 prill, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier - Lushnje.

Një makinë me targa të Fierit 5516 A nga shpejtësia e madhe ka dalë nga rruga e ka rënë në kanal.

Policia bën të ditur, se, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një person e 4 të tjerë janë plagosur.

Emrat e të aksidentuarëve nuk bëhen ende të ditur, ndërkohë që të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

s.v/NOA

KOMENTE