Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendje shoku dhe vaj në familjet shqiptare të viktimave të tërmetit
English

Gjendje shoku dhe vaj në familjet shqiptare të viktimave të tërmetit

Pollog, 8 prill, NOA - Familjet e viktimave që pësuan në tërmetin në Aquila të Italisë janë të mbërthyera nga vaji dhe pikëllimi për humbjen e të afërmve të tyre...

Një lajm edhe më i zi mbërriti mëngjesin e së martës në adresë të familjes Asani nga fshati Sanakos në Maqedoni, ishte tejet tronditës për shkak të humbjes së jetës edhe të Xhemal Asanit, viktima e pestë nga tërmeti në Aquila.

Ndërsa një natë më parë familja Asani ishte njoftuar edhe për vdekjen e djalit të tyre më të madh Refikut.

Dy vëllezërit punonin mbi 10 vite si punëtorë ndërtimi në Itali. Shtëpitë e tyre në vendlindje këto ditë janë plot me familjarë dhe miq, të cilët me pikëllim përkujtojnë dhe presin miqtë dhe qytetarë të ndryshëm për ngushëllime.

Një djalë i Refikut para disa ditëve ka qenë në Aquila dhe është kthyer në vendlindje. Ai ndoshta pati fat dhe i shpëtoi këtij tmerri që goditi nga Italia e largët edhe këto familje shqiptare të Pollogut.

"Jemi ndjerë keq dhe po përkujtojmë me pikëllim të madh vëllezërit tanë që pësuan nga tërmeti. Nuk e kemi pritur këtë", janë fjalët e shkurtra të familjarëve.

Familja theksoi se po bën përgatitjet për sjelljen e trupave në vendlindje për ti varrosur, dhe se ata po vazhdojnë kontaktet me ambasadën e Maqedonisë në Romë.

Një fotografi e njëjtë mallëngjimi mbretëron edhe në familjen Osmani në fshatin Negotinë të Gostivarit. Pikëllimi edhe më i madh në këtë familje, që përkujton me vaj humbjen e 13-vjeçares, Valbona Osmani. Fotografia e vajzës së njomë ishte e vendosur në një tavolinë në oborrin e shtëpisë së familjes Osmani.

Xhaxhai i saj rrëfen se tërë familja Osmani ka përfunduar nën rrënoja, por kanë arritur që të dalin në hapësirë, përveç 13-vjeçares së vogël. Ajo ishte struktur disa orë para tërmetit nën krevatin e prindërve, duke konsideruar se do të jetë më e sigurt.

Familja Osmani është tmerrësisht e humbur në lotë duke rikujtuar 13 vjeçaren, e cila sipas tyre ishte një vajzë e bukur dhe shumë e afërt me familjen në fshat, edhe tej faktit se ishte lindur në Itali.

Por atmosferë shqetësimi dhe pikëllimi është e pranishme edhe në familjen Ajruli në fshatin Bogovinë të Tetovës, ku gjyshi dhe gjyshja e 11-vjeçares Alena Ajrula, e cila humbi jetën gjatë tërmetit, përkujtojnë gjithashtu momentet trishtuese kur kanë mësuar lajmin e hidhur.

Ata janë në gjendje shoku dhe nuk nxjerrin fjalë dot për të thënë ndonjë gjë të veçantë, përveç përshpëritjes së emrit të mbesës së tyre Alena. Viktima e pestë e tërmetit në Aquila është edhe Nurie Abdia, 41-vjeçe nga Tetova, e cil ishte zënë nën gërmadha menjëherë pasi ka arritur të largojë nga banesa fëmijët e saj.

Përveç pamjeve rrënqethëse dhe ngushëllimit me miq, familjet e viktimat janë të mbërthyer nga emocionet e natës së zezë në Aquila, duke pëshpëritur përse i ka ndodhur një fat i tillë.

NOA-INA

KOMENTE