English

Ina Rama: Jemi në fazën e verifikimeve për "Gërdecin"

Tiranë, 8 prill, NOA -Â Kryeprokurorja Ina Rama, në përfundim të takimit me prokurorët e mbarë vendit, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me çështjen "Gërdeci" ajo deklaroi se prokuroria disponon materiale e hetimet do të thellohen. "Jemi në fazë verifikimesh" - u shpreh ajo për mediat. Sipas saj, lidhur me padinë e ngritur nga ministri Fatmir Mediu, ajo është përgjigjur se është e drejtë e çdo qytetari shqiptar për vendime të tilla. "Nuk mund të jap më shumë sqarime, sepse jam në konflikt interesi"- u shpreh ajo.

Ndërkohë që ditën e sotme, Partia Socialiste i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme thellimin e hetimeve në lidhje me çështjen e Gërdecit. Ish- ministri Mediu është një nga 29 personat që akuzohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

s.v/NOA

KOMENTE