Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komisariati i Policisë Kurbin parandalon në çastet e fundit një vrasje
English

Komisariati i Policisë Kurbin parandalon në çastet e fundit një vrasje

Laç, 8 Prill NOA - Një vrasje është shmangur vetëm në çastet e fundit në Kurbin dhe merita i shkon forcave të policisë që pas sinjalizimit, ndërhynë shpejt duke bërë neutralizimin e situatës.

Korrespondentja e agjencisë s lajmeve NOA informon se ngjarja ka nisur të precipitojë pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme.

R.A., ka treguar se një makinë e markës "Benz", me targë, LA 6631 A e disa të afërmve të tij, i është afruar tek shtëpia, me një synim, t'i merrnin jetën me plumba.

Personi në rrezik, R.A., ka sinjalizuar policinë duke pohuar se disa të afërm të tij po e kërcënojnë dhe forca të Komisariatit të Kurbinit, kanë shkuar menjëherë në vendin e denoncuar.

Atje kanë gjetur automjetin e mësipërm të cilit i kanë kryer një kontroll ku dhe gjetën një armë të tipit "Beretë", si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.

"Ne kemi kryer arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, 49-vjeçarit Ajet Osmani, banues në Milot", - thanë për agjencinë NOA, burime zyrtare policore.

Nga hetimi doli se Ajet Osmani ka kanosur disa herë për vdekje, R.A, pasi kanë pasur një konflikt mes tyre, për arsye pronësie.

Burimet hetimore treguan për agjencinë e lajmeve NOA se bëhet fjalë për një tokë që aktualisht shfrytëzohet nga R.A, por që Ajet Osmani, pretendon të jetë e tija.

Mësohet se është bërë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe e automjetit ku është gjetur arma.

e.n/NOA

KOMENTE