English

KQZ: Nis fushata sensibilizuese për të rritur numrin e votuesëve shqiptarë

Tiranë, 8 prill, NOA -  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi gjatë mbledhjes së sotme se  do të nisë një fushatë sensibilizuese për të rritur numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë mbledhje, Â u diskutua projektvendimi për "Fushatën e Edukimit të zgjedhësve", për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ne muajin qershor. Sipas vendimit të KQZ-së, fushata do të bëhet nëpërmjet mediave të shkruara dhe vizive. Â

Objektivi kryesor i kësaj fushate është përgatitja sa më cilësore e materialeve ndërgjegjësuese dhe informimi i zgjedhësve në detaje mbi proçesin e mbajtjes së zgjedhjeve, orarin dhe rregullat sesi duhet të veprojnë.

Fushata, e cila do të realizohet në bashkëpunim me organizata të ndryshme, do të nisë një muaj përpara zhvillimit të zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, hapi i parë për ndërgjegjësimin e zgjedhësve do të nisë me njoftimet në media, të cilat do të sqarojnë të gjithë zgjedhësit për mënyrën e re të votimit.

KQZ, në këtë fushatë, një vëmendje të veçantë do t'i kushtojë edhe të rinjve, të cilët do të votojnë për herë të parë.

 Pritet që ky vendim të miratohet në fillim të javës së ardhshme.

s.v/NOA

KOMENTE