English

Udhëtonte me armë pa leje, arrestohet nga policia

Kurbin, 8 prill, NOA - Burimet policore bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se dje pasdite forcat blu kanë arrestuar një 51-vjeçar, pasi ai udhëtonte më makinën e tij duke mbajtur një armë pa leje.

Sipas burimeve të policisë, arrestimi në flagrancë i 51-vjeçarit Marash Vata, lindur e banues ne fshatin Gurëz të Rrethit të Kurbinit u bë pasi, aitek sa po udhëtonte me automjetin e tij  Benz me targa AD 637, në vendin e quajtur Kryqëzimi i fshatit Reç, të Komunës Shkrel, rrethi Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë së Komisariatit Malësi e  Madhe, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, sëbashku me një krehër me 6 copë fishekë. 51 vjeçari ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

s.v/NOA

KOMENTE