Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zombie't e Prokurorisë
English

Zombie't e Prokurorisë

Shefi i Agjencionit Anti - Korrupsion, Hasan Preteni, dosjet për korrupsion nuk pati besim t'ia dorëzojë Prokurorisë së Kosovës. Ai vullnetarisht trokiti në derën e EULEX'it. Dhe, mirë bëri

Nga Berat Buzhala

Kur javën e kaluar shkrova se krijimi i shtetit, shoqërinë tonë e ka zënë me "Brekë nëpër këmbë" sa i përket kuadrove, kisha harruar ta përmendja njërin prej sektorëve më esencial: Prokurorinë vendore.Â

Kisha harruar të them se ketë sektor, krijimi i shtetit të Kosovës e ka zënë jo "me brekë nëpër këmbë", por pa brekë fare. Cipridan cullak. Duke qenë të zhveshur, normalisht se prokurorët tanë janë të ndjeshëm.

Këtë plagë, që po kullon qelb tash e 10 vjet, na e rikujtoi Shefi i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, i cili në një konferencë për gazetarë, para dy ditësh, deklaroi se dosjet e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion i kishte dorëzuar tek prokurorët e EULEX'it. Preteni tha se nuk e kishte fijen e besimit në Prokurorinë lokale, sepse, sipas tij, ata deri më tash kurrë asnjë rast serioz të korrupsionit nuk e kanë proceduar. Këto fjalë për një institucion shtetëror nuk i ka thënë një pazarxhi, por një udhëheqës tjetër i një institucioni shtetëror.Â

Prandaj, a nuk do të duhej të ishte ky një alarm për Kuvendin e Kosovës, që ose të merret me Pretenin që e fyeu publikisht Prokurorinë e Kosovës, ose të merret me Hilmi Zhitinë, që po bën sehire tash e disa vite në krye të institucionit të Prokurorisë së Kosovës? Kjo është hera e parë prej që ne kemi shpallur shtetin tonë, që një zyrtar vendor, del e thotë publikisht se nuk ka besim në njërin prej tri shtyllave kryesore të shtetit. Kjo është hera e parë që një zyrtar vendor, del e kërkon ndihmë prej EULEX'it, për një problem që nuk ka asnjë lidhje me minoritetin serb, e as me veriun e pakontrolluar të vendit tonë. Hasan Preteni është një zë kredibil sa i përket luftës kundër korrupsionit. Ai, qe disa vite, është duke u marrë intensivisht me hetimin e rasteve të keqpërdorimit të parasë publike dhe të gjitha dosjet deri më tash i ka nisur në adresë të organeve vendore. Nuk është që e ka bërë namin Shefi i Agjencionit Antikorrupsion, por se paku ka provuar. Ka dalë edhe me emra konkretë, gjë që është për t'u përshëndetur. Por, në fund e kuptoi se aleatë të vetin nuk mund të gjejë brenda Prokurorisë kosovare. E ka kuptuar tash së fundi se të dërgosh dosjet e korrupsionit në Prokurorinë e Kosovës, është e barabartë sikur t'i depozitosh ato në varrezat e qytetit, apo në Muzeun Kombëtar. Nëse besoni që i vdekuri do ta zgjatë një ditë dorën prej varrit për ta shfletuar atë dosje të korrupsionit, atëherë keni të drejtë të besoni që në një ditë të bukur edhe Hilmi Zhitia, Kryeprokuror i Kosovës, do t'i rrethojë afër vetës prokurorët tjerë dhe do t'u japë urdhër që ta nisin luftën e pakompromis kundër krimit të organizuar. Por, Zhitia dhe shokët e tij të pakompromisë janë vetëm për një gjë: në ruajtjen e pozitave të tyre. Ky problem serioz me Gjyqësorin tonë mund të injorohet, por assesi nuk mund të fshihet. Nëpër dhomën tonë të pritjes po kalon një elefant sa të dihet, e ne po bëjmë se nuk po e shohim atë alamet kafshe, dhe vazhdojmë të patrazuar të përcjellim një ndeshje të futbollit. Ne, thjesht, e kemi një problem të madh. Nuk po funksionon Prokuroria e shtetit tonë. S'e di a jam i qartë. Dhe, nëse ky organ nuk funksionin, atëherë le të dihet se si shoqëri jemi duke notuar nëpër m... Çka është edhe më keq, për ketë askush nuk po flet. Këtu më me dëshirë përtypet një temë bajate, si ajo nëse do të duhej të festonim për hyrjen e Shqipërisë në NATO, sesa për një fatkeqësi brutale, sikur kjo e degradimit total të sistemit të drejtësisë. Duhet që Kuvendi i Kosovës urgjentisht të nisë një proces të thellë për reformimin e këtij sistemi. Kjo bëhet vetëm nëse me anë të një konsensusi të gjerë politik, i largojmë prej Gjyqësorit Zombie't e drejtësisë, duke sjell aty një frymë tjetër të gjykimit dhe akuzimit. Që nga raporti i Kai Eides, që hapi negociatat për pavarësi, e deri tek procesi i Ahtisaarit, prej raporteve të BE-së deri tek ato të OSBE-së - që të gjitha e kanë në fokus mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pikërisht kjo betejë edhe do të definojë shpejtësinë me të cilën do t'i afrohemi BE-së. Kjo është edhe çështja kryesore që do të dëshmojë gatishmërinë për të vendosur rend në shoqëri, që të hyjmë në Listën e Bardhë të Shengenit. Kështu, mungesa e rezultateve po derdhet në të gjitha fushat ekonomike dhe shoqërore. Fakti që Hilmi Zhitia nuk e kryen punën e vet, po dëmton edhe Qeverinë edhe Kuvendin. Badihava aprovoni ligje dhe strategji anti-korrupsion, kur zbatuesi numër një, zotëri Hilmi Zhitia rri mbi dosje, duke mos dashur të prishë balancin që e ka imagjinuar në kokë të vet midis krimit, politikës, gjyqësorit dhe karrierës së vet. Ndoshta ka ardhur koha që të emërojmë prokurorë specialë me të drejta të veçanta, që më në fund do të fillojnë të na çlirojnë venat nga tromboza e korrupsionit që rrezikon të na kollabon tërë shoqërinë. Në fokus fillestar të prokurorëve specialë do të duhej të ishin kolegët e tyre, si Kryeprokurori i Kosovës. Shembuj ka sa të duash për të mirë. Mjafton ta hedhim shikimin rreth e rrotull nesh, e shohim se sa i rëndësishëm mund të jetë për të ardhmen e vendit një Kryeprokuror i guximshëm dhe i pavarur politikisht. Në Shqipëri, Kryeprokurorja Ina Rama, një femër e guximshme dhe shumë e re, brenda pak kohësh arriti që të krijojë distancën e duhur politike me Qeverinë e vendit të saj dhe t'i sjellë në bankën e të akuzuarit së paku dy ministra. Duhet hapur dritaret nga bodrumi dhe të ajrosim dhomën.Â

Publikuar nga "Express", Prishtinë

Â

KOMENTE