English

Jetimët: Edhe ne meritojmë karta identiteti falas si romët

Tiranë, 9 prill, NOA - Shtresa e jetimëve ka apeluar ndaj qeverisë shqiptare mbi çështjen e pajisjes me karta identiteti falas si një masë e cila u takon me të drejtë edhe atyre.

Duket se premtimi i djeshëm i kryeministrit Berisha në Ditën Ndërkombëtare të Romëve për pajisjen falas të tyre me letërnjoftime elektronike, ka nxitur reagimin e shoqatave të Jetimëve në vend, të cilat kanë pohuar se edhe ato kanë nevojë të mbështeten nga një nismë e tillë lehtësuese e qeverisë.

Të mbledhur sot për këtë çështje, përfaqësues të kategorisë së Jetimëve i kanë bërë apel qeverisë për të dhuruar falas kartat e identitetit ndaj tyre.

Në të kundërt, Shoqata e Jetimëve kërcënon për bojkot të zgjedhjeve.

"Jemi më të varfër se romët", ishte mesazhi që ata i dërguan kryeministrit në takimin e sotëm lidhur me këtë çështje.

Aktualisht, në Shqipëri numërohen 45 mijë jetimë, mijëra prej të cilëve me të drejtë vote.

n.e/NOA

KOMENTE