Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Ambasada në Prishtinë vë në pranga 6 persona
English

Operacioni "Ambasada" në Prishtinë vë në pranga 6 persona

Prishtinë, 9 maj, NOA - Mbi 100 zyrtarë policie në qarqet e Prishtinës u angazhuan në operacionin e koduar "Ambasada", i cili arriti të vërë në pranga 6 kosovarë për trafikim klandestinësh dhe falsifikim dokumentash.

Sipas të dhënave policore, ky operacion kishte për qëllim arrestimin e një grupi personash, të cilët dyshohen se janë marrë me kontrabandim emigrantësh dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e këtyre 6 personave janë gjetur ndër të tjera edhe 6 armë, por edhe 40 fishekë.

Ndër të tjera, operacioni rezultoi edhe me kapjen e mjaft diplomave të zbrazëta, Â

CD- programe të ndryshme për fotografi, dokumente të ndryshme të udhëtimit dhe identifikimit, foto të personave të ndryshëm, aparaturë për plastifikim të dokumenteve,

23 transaksione bankare etj.

Policia e Kosovës ndërkaq, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë qenë viktima të kontrabandimit me migrantë të këtij grupi apo të ndonjë grupi tjetër, të kontaktojnë autoritetet policore në stacionet më të afërta të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE