Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plani i Ramës, transformim të parkut të madh të Liqenit Artificial
English

Plani i Ramës, transformim të parkut të madh të Liqenit Artificial

Tiranë, 9 Prill NOA - Parku i madh i Liqenit do të transformohet tërësisht dhe do të rivitalizohet, duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin dhe në një park të standardeve evropiane.

Një komponent mjaft i rëndësishëm për projektin e rehabilitimit të Parkut të Madh të Liqenit është gjelbërimi i tij, shtimi i sipërfaqes së gjelbër.

Kjo synohet të arrihet përmes shtimit të florës së Parkut dhe mbjellja e 500 pemëve mimoza sot është një garanci më shumë për Tiranën e së nesërmes, për qytetin e fëmijëve dhe më të moshuarve, për ata që kanë më shumë nevojë për një qytet të shëndetshëm, për një ajër më të pastër, për një mjedis më të ekuilibruar.

Kryebashkiaku Edi Rama duke vënë theksin në rëndësinë e transformimit të këtij parku dhe kthimin e tij në një park të standardeve evropiane, u shpreh sot se këto disa mijë pemë që po mbillen në këtë park, janë përgjigja jonë për akuzat dhe shpifjet, lidhur me të ardhmen e parkut.

Rivatilizimi i Parkut të Madh të Tiranës, si një ndër prioritetet e Bashkisë së Tiranës, synon një transformim rrënjësor nga pikëpamja cilësore, ekologjike, e mjedisore e kësaj arterie të kryeqytetit.

Proçesi i transformimit të Parkut të Madh të Liqenit, si pjesë e një projekti ekologjik me standarte europiane do të bëjë që kjo mushkëri e Tiranës, të rivitalizohet me mijëra pemë të reja, që Bashkia e Tiranës ka nisur të mbjellë në të gjithë sipërfaqen e tij.

Po ashtu, rehabilitimi i Parkut ka si synim përmirësimin e të gjithë infrastrukturës së parkut, me rindërtimin e rrugëve të brendshme, ndërtimin e një korsie të veçantë për vrapuesit e një korsi të veçantë për biçikletat e në mënyrë të veçantë rikompozimin e ndriçimit publik dhe rindërtimin e të gjithë pasqyrës ujore.

e.l/NOA

Â

KOMENTE