Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID dhe Godo zhyten në fushatë kombëtare për Planifikimin Familjar
English

USAID dhe Godo "zhyten" në fushatë kombëtare për Planifikimin Familjar

Tiranë, 9 Prill NOA - Agjencia e Shteteve te Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, prezantoi sot programin e Komunikimit për Ndryshimin e Sjelljes në Planifikimin Familjar në Shqipëri.

Ky program përqendrohet në rritjen e metodave bashkëkohore kontraceptive, për të sqaruar keqkuptimet në lidhje me efektet anësore dhe për të pakësuar përdorimin e metodave tradicionale, kryesisht për moshat 18-35 vjeç.

Në këtë ceremoni, ishte e pranishme Ministrja e shëndetësisë, znj.Anila Godo, drejtoresha e USAID në Shqipëri, Roberta Mahoney si edhe bashkëshortja e kryeministrit, znj.Liri Berisha.

Ministrja Godo shprehu kënaqësinë e veçantë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, i cili ka në qendër një ndërhyrje të suksesshme të shëndetit publik, sikurse është Planifikimi Familjar.

Duke falenderuar Znj. Mahoney dhe ekipin e saj të USAID-it për organizimin e kësaj fushate promovimi, ministrja Godo tha se Planifikimi Familjar luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit amtar, barazinë gjinore dhe reduktimin e varfërisë, duke ndihmuar drejtpërdrejt në arritjet e objektivave të mijëvjeçarit.

"Ndërsa viti 1991 e gjente Shqipërinë me një politikë pronataliste, viti 2009 e gjen me një tendencë në rritje të përdorimit të metodave moderne kontraceptive", - vuri në dukje Godo.

Në axhendën e vitit 2009, - tha ministrja, - është strategjia kombëtare e Shëndetit Riprodhues, e cila do të përbëjë një kornizë, ku përcaktohen drejtimet kryesore të plotësimit të nevojave për planifikimin familjar me qëllim parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe sigurimin e alternativave kundrejt abortit.

Por synimet e tjera sipas Godos, janë ulja e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, duke bërë të mundur që fëmijët të ushqehen me gji më gjatë si dhe ulja e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare, duke lejuar që gruaja të marrë veten plotësisht nga çdo lindje.

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka zgjeruar ndjeshëm shërbimet e planifikimit familjar në sektorin publik, duke e siguruar deri në nivel komune dhe në disa raste dhe në nivel ambulancash fshati.

Në sektorin publik, kontraceptivët ofrohen falas në 413 Qendra Shëndetësore dhe konsultore të gruas në qytet e fshat.

Godo ka premtuar se në vitin 2010, MSH do të mbulojë 100% të kostos së shërbimit të planifikimit familjar në sektorin publik, ndërkohë që mbulon 90%.

Drejtoresha e USAID, znj. Mahoney, theksoi nevojën për vazhdimin e investimeve në sektorin e shëndetësisë, si një standard i rëndësishëm për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa, znj. Liri Berisha, në fjalën e saj, i siguroi shqiptarët që, metodat kontraceptive bashkëkohore, janë të padëmshme për shëndetin, të efektshme dhe të thjeshta për tu përdorur e gjenden në klinikat, spitalet e farmacitë në mbarë vendin.

Hapja e kësaj fushate, bëhet në të njëjtën javë me Ditën Botërore të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe në muajin e sensibilizimit për shëndetin, si një përpjekje e qartë për të ngritur ndërgjegjësimin për një çështje të rëndësishme të shëndetit publik.

e.l/NOA

KOMENTE