Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vllaznia, me oreksin e 37 viteve më parë, shkodranët synojnë të dy trofetë, si në vitin 1972
English

Vllaznia, me oreksin e 37 viteve më parë, shkodranët synojnë të dy trofetë, si në vitin 1972

Shkodër, 9 Prill NOA - Vllaznia e Shkodrës synon të përsërisë suksesin e 37 viteve më parë, kur fitoi dy trofe njëkohësisht, brenda një sezoni.

Për të përmbushur me sukses qëllimin e tyre, kuqeblutë duhet të fitojnë ndeshjet e radhës, ndaj tre ekipeve të kryeqytetit.

Vllaznia do të ndeshet dy herë me Tiranën, një javë më vonë, në kupë dhe para se të kërkojë një vend në finale, i duhet të fitojë sfidën ndaj të kuqve të Partizanit.

Pas fitores së thellë, 4-1 ndaj Elbasanit, trajneri Dervish Haxhiosnamoviç dhe presidenti, Valter Fushaj janë takuar posaçërisht për të biseduar, në lidhje me takimet e mbetura të këtij sezoni.

Të shtunën, në "Loro Boriçi" përballë Vllaznisë do të jetë Partizani, ndaj së cilës synohet vetëm fitorja.

Ndonëse ndeshja paraqitet e lehtë, nisur nga historia e sfidave të kaluara, Vllaznia e sheh suksesin e radhës, si një mundësi të mirë, për të arritur objektivin final.

Në "Loro Boriçi", një hap flas i Vllaznisë mund të dëmtojë imazhin, për të shënuar suksesin e radhës.

"Jam i kënaqur nga paraqitja e ekipit, në Elbasan. Nëse luajmë ndaj ekipeve të kryeqytet, njëlloj si në ndeshjen e fundit, nuk ka dyshime se do të fitojmë titullin, " - theksoi trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç.

Dyshja sulmuese, Sukaj-Sinani shënuan nga dy gola, në një ndeshje më parë. Pore dhe në mbrojtje eksperienca e Beqirit dhe e Licit janë një garanci tjetër, për skuadrën shkodrane.

Kuqeblutë pas Partizanit, i cili mori vlerësimet e trajnerit malazes, si një kundërshtar me rritje të dukshme në javët e fundit, i pret sfida me rivalen kryesore, Tiranën.

Përballë bardhebluve, Vllaznia do të kërkojë një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë do të kenë një provë, ndaj Tiranës, para se te mendojnë për titullin kampion.

Ekipi që do të kalojë në finale, në ndeshjen e fundit të kampionatit do të ketë edhe faktorin psikologjik plus, për të siguruar "bis" trofesh.

Për këtë arsye, Dervish Haxhiosmanoviç nuk po llogarit sfidën e fundit të vitit, ndaj bardhbluve.

r.d/NOA

Vllaznia - Partizani

(10 ndeshjet e fundit në Shkodër)

Vllaznia- Partizani 2-1

Vllaznia- Partizani 1-1

Vllaznia- Partizani 1-0

Vllaznia- Partizani 1-0

Vllaznia- Partizani 1-0

Vllaznia- Partizani 4-2

Vllaznia- Partizani 3-1

Vllaznia- Partizani 3-1

Vllaznia- Partizani 2-1

Vllaznia- Partizani 0-0

KOMENTE