Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Mustafaj akuza të forta Berishës, paralajmëron tërheqjen
English

Deputeti Mustafaj akuza të forta Berishës, paralajmëron tërheqjen

Tiranë, 10 Prill NOA - Deputeti Besnik Mustafaj, paralajmëron se do të tërhiqet nga kandidimi për kreun e PD së Tiranës pasi po përballet me presione dhe qëndrime të njëanshme nga partia ku aderon dhe kreu i saj, kryeministri.

Në një koment para mediave mbi deklaratën e Kryeministrit Berisha lidhur me kandidaturën e tij për Kryetar i Degës së PD-së për Tiranën, Mustafaj ka ironizuar kreun qendror të PD duke e akuzuar dhe për anësi.

"Më erdhi mirë që Kryeministri Berisha mbrëmë përmendi statutin e Partisë, duke u kujtuar kështu që në themel të Partisë është një dokument që duhet respektuar. Unë në asnjë moment nuk e kam vënë në dyshim të drejtën time parimore për të kandiduar. Unë jam në Partinë Demokratike qysh në sekondën e parë të ekzistencës së saj, njëherësh me Sali Berishën dhe nuk kam ardhur aty as në vitin '96 e as në vitin 2006. Pra, i njoh mirë të drejtat e mia dhe përpiqem të mos i tejkaloj ato", - theksoi Mustafaj.

Deputeti demokrat kujtoi faktin se ai ka hyrë në këtë garë me bindjen se i shërben Partisë Demokratike duke ngjallur brenda saj debatin dhe konkurrencën e ndershme, si parametra që e ndihmojnë partinë të gjallërohet e të demokratizohet për të marrë më mirë përsipër përgjegjësinë e jashtëzakonshme të fushatës që kemi përpara për zgjedhjet parlamentare.

Kurse pohoi se po përballet me diferencim qëndrimi nga kryeministri: "Mbrëmë kryeministri Berisha shkeli parimin e paanësisë që duhet të ruaj deri në fund përballë të gjithë kandidatëve. Ai është kryetar i Partisë dhe e ka për detyrë të mbajë një qëndrim të paanshëm", - tha Mustafaj.

Këtu ai tregoi se i ka kam bërë disa herë thirrje gjatë kësaj periudhe për të mos pasur një qëndrim të tillë.

"Ky qëndrim do të ishte edhe në të mirë të rritjes së autoritetit të tij para gjithë shoqërisë shqiptare e posaçërisht para demokratëve. Emocionin e tij personal ndaj njërit apo tjetrit kandidat, Berisha kishte mundësi ta realizonte përmes votës së tij ditën e konferencës", - sugjeroi deputeti.

I pyetur se cili do të jetë hapi tjetër, që do të hedhë pas konstatimit se Berisha mbështet haptas njërin nga kandidatët, duke synuar kështu të influencojë delegatët që do të zgjedhin Kryetarin e Degës së Tiranës, përgjigje e deputetit Mustafaj ishte:

"Unë vazhdoj të jem në garë dhe do t'i ndjek me vëmendje zhvillimet deri në fund, duke bërë të gjitha përpjekjet që më takojnë me qëllim që procesi të ruaj sadopak standardet e garës. Në qoftë se do të krijoj bindjen se këto standarde nuk kapin minimumin e nevojshëm, do të marr vendimin e përshtatshëm. Unë kam hyrë në këtë garë për arsye parimore dhe jo klanore", - tha Mustafaj duke paralajmëruar tërheqjen e mundshme.

e.l/NOA

KOMENTE