Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E shkuara e kompromisit, që nuk po shkon
English

E shkuara e kompromisit, që nuk po shkon

Deri më 2 korrik të vitit 1990, kur Kosova edhe shpallet Republikë, sikur u bënë një ilegalistët dhe legalistët: të parët zbritën përfundimisht te Republika, kurse të dytët u ngjitën përfundimisht tek ajo. Sot nga Pavarësia ramë në Pavarësi të Ahtisaarit, kurse insistimi në Pavarësinë e Ahtisaarit e solli 6 Pikëshin e Ban Ki-moon-it

Â

Nga Albin Kurti

Â

Elita politike kosovare tradicionalisht e ka shndërruar kompromisin e djeshëm në qëllim të sotëm. Në demonstratat e vitit 1981 kërkohej Kosova Republikë. U tha që ne vazhdojmë të jemi për bashkimin kombëtar mirëpo ai realizohet veçse me kryengritje, luftë dhe revolucion. Madje, thuhej që kjo duhej bërë pikërisht në momentin kur do të shkatërrohet Jugosllavia si një burg i popujve që ishte.

Meqë s'jemi të gatshëm për këto, tash për tash po e synojmë Kosovën Republikë me mjete paqësore. Me këtë qasje mbase mund të pajtohemi edhe sot e kësaj dite. Pra, qëllimi mbetet bashkimi kombëtar, por aktualisht nuk i kemi kapacitetet për ta realizuar atë menjëherë. Ndërkohë, me mënyrat e zbatueshme në përputhje me potencialin tonë po ia mësyjmë Republikës së Kosovës si një hap drejt bashkimit kombëtar. Gjithsesi kjo tingëllon shumë arsyeshëm andaj nuk është e çuditshme që ka pasur një lloj konsensusi politik nga organizatat ilegale e gjysmëlegale të asaj kohe. Mirëpo, përgjatë viteve të '80-ta kërkesa "Kosova Republikë" pak nga pak bëhet dyfjalëshi kryesor i politikës së shqiptarëve të Kosovës - i atyre që e shkruanin fshehurazi nëpër mure e banka të shkollës (shpesh vetëm si iniciale), por edhe i atyre që publikisht e fshinin mandej (meqë partia ashtu kishte urdhëruar). "Kosova Republikë" nga një kompromis nis e shndërrohet në një qëllim gjithëpopullor. Deri me 2 korrik të vitit 1990, kur Kosova edhe shpallet Republikë.

Atëbotë, sikur u bënë një ilegalistët dhe legalistët: të parët zbritën përfundimisht te Republika, kurse të dytët u ngjitën përfundimisht tek ajo. Kësisoj, "Kosova Republikë" na del jo vetëm si kompromis karshi kërkesës për bashkim kombëtar, por edhe si kompromis ndërmjet ilegalistëve nacionalistë dhe legalistëve autonomistë. Megjithëkëtë, në krye të këtij bashkimi gjithëpopullor fillojnë të zënë vend më shumë të dytët sesa të parët dhe, siç e dimë, kjo do të ketë shumë rëndësi për zhvillimet në vijim. Shpallja e Kosovës republikë ishte bërë në kohën kur po ndjehej gjithandej se Jugosllavia nuk do ta mbijetonte vetveten. Prandaj kjo shpallje përkthehej, para së gjithash, në të drejtën e Kosovës për t'u shkëputur nga Jugosllavia e cila po shndërrohej në Serbosllavi. Por çka ngjan kur Kosova del prej Jugosllavisë? I bashkohet Shqipërisë, natyrisht. Mirëpo, megjithatë, jo tamam ashtu.

Sërish, u tha që s'ka dyshim se ne jemi për bashkim kombëtar, por meqë s'jemi për luftë atëherë e kemi pavarësinë e Kosovës si një fazë të ndërmjetme drejt bashkimit kombëtar. Pavarësia e Kosovës na doli si një kompromis i ri që është zëvendësim për kompromisin e vjetër, Republikën e Kosovës, gjithnjë në rrugëtimin drejt bashkimit kombëtar. Ama, mu sikurse një dekadë më parë, përsëri edhe në vitet e '90-ta, kompromisi po bëhej qëllim: ‘pavarësia' u bë fjala kryesore e politikës kurse bashkimi kombëtar po zbehej në prapavijë. Me daljen në skenë të UÇK-së, ishte e qartë se lufta çlirimtare për destinim të saj kishte bashkimin kombëtar. Brenda UÇK-së mbretëronte logjika se dikur kërkonim vetëm republikë e pavarësi meqë e bënim këtë me mjete paqësore. Tash, brohorisnin radhët e UÇK-së në marshin e tyre, luftën s'e ndalim deri në ribërjen e Shqipërisë - thjesht, nuk ia vlen të luftohet vetëm për pavarësi. Dhe, i tillë ishte betimi i ushtarit të UÇK-së, e tillë ishte edhe platforma politike e UÇK-së e cila shpërfaqej në komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm të saj.

Mirëpo, në fund të pranverës së vitit 1998, atëherë kur komandantë e përfaqësues të ndryshëm politikë të UÇK-së nisin takimet e para me diplomatë ndërkombëtarë ndërron puna sipas avazit të vjetër. Zonat Operative 1, 2, 3... të UÇK-së që shënonin viset ku jetonin shqiptarët në Ballkan, u zëvendësuan me Zonat Operative të Drenicës, Shalës, Dukagjinit, Pashtrikut e Llapit të kufizuara përbrenda Kosovës administrative. Pavarësia u rikthye si kompromis (drejt bashkimit kombëtar, natyrisht) për t'u bërë edhe njëherë qëllim i përbashkët i elitës (për pasojë të bashkuar) kosovare. Kompromisi i përkohshëm u bë qëllim i përhershëm. Megjithatë, kësaj radhe, në dekadën e parë të shekullit XX, diçka ndryshon (për të keq). Në njërën anë, karta e luftës tashmë është e djegur kurse UÇK-ja është çarmatosur. Në anën tjetër, statusi i Kosovës u shkëput nga koncepti i së drejtës (për vetëvendosje). Për pasojë, Kosova ngeli si çështje pazari me Serbinë dhe fuqitë e mëdha botërore e së cilit pazar ende nuk i duket fundi ndonëse është shpallur edhe pavarësia.

Nga Pavarësia ramë në Pavarësi të Ahtisaarit, kurse insistimi në Pavarësinë e Ahtisaarit e solli 6 Pikëshin e Ban Ki-moon-it. Mbase, elitat politike të cilat e kanë rikthyer qëllimin fillestar vetëm për ta braktisur atë një moment më vonë, doemos në një pikë përfundojnë tek kompromiset që nuk mundësojnë më ecjen përpara, por veçse u hapin udhën kërkesave për kompromise shtesë.

KOMENTE