Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Berisha po përsërit vitin ‘96 duke mos dëgjuar FMN-në
English

Edi Rama: Berisha po përsërit vitin ‘96 duke mos dëgjuar FMN-në

Shijak, 10 prill, NOA - Kreu socialist, Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë vullnetarë të Shijakut, ka akuzuar kryeministrin Berisha për përkeqësimin e ekonomisë së vendit duke mos dëgjuar ato që thotë FMN.

"Sot Shqipëria rrezikon të gjendet përpara një hendeku tjetër të pakapërcyeshëm, si ai që u gjend kur Kryeministri ynë, i njëjti, kur ishte President i Republikës, nuk dëgjoi në vitin 1996 kambanat e FMN -së", - theksoi Rama në takim me të rinjtë socialistë të Shijakut..

"Për arsye të mirëfillta interesash elektorale pushteti, - vijoi Rama, - Berisha po shpenzon pa asnjë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri ato të ardhura që duhen për të përballuar krizën".

Ai i bëri apel qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha, të mos tregohet shurdhë përpara rekomandimeve, jo vetëm të opozitës, por në radhë të parë të organizmave financiarë ndërkombëtarë.

Edi Rama duke pohuar se kriza është globale, theksoi se është përgjegjësi e Kryeministrit dhe e qeverisë për të menaxhuar pasojat e kësaj krize, duke marrë si bazë edhe sugjerimet e partnerëve financiarë ndërkombëtarë.

s.v/NOA

KOMENTE