English

Greqi, studenti qëllon me armë tre persona dhe më pas veten

Athinë, 10 prill, NOA - Përsëritet në Greqi akti që ndodhi para pak javësh në Gjermani ku një nxënës qëlloi me armë mbi shokët e shkollës së tij.

Sipas të dhënave policore, në kryeqytetin grek sot ka ndodhur thuajse e njëjta gjë ku një student, 20 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri kundër njërit prej shokëve të tij në oborrin e një shkolle dhe mbi dy kalimtarë të tjerë që po kalonin përpara shkollës, përpara se të tentonte vetëvrasjen. Personi në fjalë u shtrua në spital në gjendje kritike ndërsa tre personat e tjerë, të plagosur në këmbë, u shtruan gjithashtu me plagë të lehta.Â

Ndërkaq, mediat greke bëjnë të ditur se mes të plagosurve është edhe një shqiptar i cili ka tentuar të çarmatoste agresorin. Sipas informacioneve të para të policisë, qitësi kishte dy armë të kalibrit të lehtë, sipas informacioneve të para të policisë.

n.e/NOA

KOMENTE