Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosen dy punonjës policie në Shkodër gjatë një operacioni
English

Plagosen dy punonjës policie në Shkodër gjatë një operacioni

Shkodër, 10 prill, NOA -Â Plagosen dy efektivë policie në krye të detyrës përgjatë një operacioni për kapjen e disa të dyshuarve për kriminalitet, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku dy punonjësit e policisë, kanë mbetur të plagosur lehtë gjatë një operacioni për arrestimin e tre personave të dyshuar për trafik lëndësh narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, konfirmuan se dy efektivët e policisë u plagosën gjatë operacionit për arrestimin e Sabah, Mondi e Besnik Vuçaj.

Këta tre vallezër dyshoheshin për trafik të lëndëve narkotike, dhe për arrestimin e tyre policia kishte ngritur një prite sekrete në aksin Vuçaj-Bratosh.

Por, gjatë operacionit, pas përballjes me tre të kërkuarit, këta të fundit kanë refuzuar thirrjen e policisë për vetëdorëzim dhe hapën zjarr ndaj efektivëve.

Megjithë kundërshtimin, efektivët e policisë përfunduan me sukses operacionin duke vënë në pranga tre personat e kërkuar.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, tre armë zjarri, dhe rreth 8 kilogramë, lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, policia sqaroi se një grup i posaçëm hetimor i cili po bashkëpunon me Prokurorinë e Rrethit, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes

r.d/s.v/NOA

KOMENTE