Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pretendimet për trafik organesh, EULEX i gatshëm për zbardhjen e të vërtetës
English

Pretendimet për trafik organesh, EULEX i gatshëm për zbardhjen e të vërtetës

Tiranë, 10 prill, NOA - Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Rregull në Kosovë, (EULEX), Yves de Kermabon,

ka deklaruar sot gatishmërinë e këtij misioni për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ngritura nga ish-Kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, për trafik organesh të qenieve njerëzore gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të tij me ministrin tonë të Drejtësisë, Alibeaj, pas takimit të tyre në Tiranë ditën e sotme.

"Jemi të gatshëm për të nxjerrë në dritë të vërtetën", - u shpreh Yves de Kermabon.

Edhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë kishte reaguar pak kohë më parë lidhur me këtë ngjarje duke i konsideruar si të pabaza akuzat e ish-kryeprokurores Karla Del Ponte për një trafik të mundshëm organesh të ushtarëve serb në Kosovë dhe Shqipëri, në vitin 1999.

s.v/NOA

KOMENTE