Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sëmundja e djalit që vdiq, si çoi në flijimin e nënës 31-vjeçare. Letra e plotë e lamtumirës
English

Sëmundja e djalit që vdiq, si çoi në flijimin e nënës 31-vjeçare. Letra e plotë e lamtumirës

Tiranë, 10 Prill NOA - Tragjedia e dyfishtë që u zbulua sot në Kamzë pranë kryeqytetit, erdhi pas sëmundjes së papritur që shkaktoi fund të dhimbshëm për një fëmijë.

Në lagjen "Kodër Kamëz", rreth 20 minuta larg qytetit të Tiranës, shumë banorë janë mbledhur në banesën e familjes Hoxha.

Atje nuk ka mbetur më askush. Ruzhdie Hoxha, gruaja 31-vjeçare nga Dibra, nuk jeton më.

Paraditen e sotme rreth orës 09.00 gruaja e re u gjet e varur me litar në ballkonin e apartamentit në katin e dytë të pallatit ku jetonte prej vitesh në lagjen Kodër Kamëz.

Skena e frikshme u pa nga fqinjët të cilët u tmerruan duke lajmëruar edhe policinë.

Në pak minuta, shumë njerëz u afruan në ballkon, me qëllim shpëtimin e mundshëm të 31-vjeçares.

Çdo përpjekje, ishte e kotë, pasi gruaja e re kishte ikur nga kjo botë, pak minuta pasi me lakun e përgatitur në ballkon, kishte kryer vetëvarje.

Pak metra më tutje, në dhomën e gjumit, prehej një tjetër viktimë. Fqinjët janë tronditur edhe më shumë, kur kanë parë se djali i të ndjerës, 9-vjeçari Xhevahir Hoxha, gjendej i pajetë në shtratin e tij.

Hetimet

Burime të Komisariatit të Policisë Nr. 5 thanë për agjencinë e lajmeve NOA se u njoftuan se në vendin e quajtur lagjja Kodër Kamëz është gjetur e varur në banesën e saj 31-vjeçarja Ruzhdie Hoxha, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, si dhe i vdekur djali i saj nëntë vjeçar, Xhevahir Hoxha, lindur dhe banues në Tiranë.

"Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore, si dhe grupi hetimor i përbërë nga eksperti kriminalist, eksperti mjeko-ligjor dhe oficerë të policisë gjyqësore", - sqaruan për NOA, burime zyrtare policore.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale u konkludua se Ruzhdije Hoxha ishte vetëvarur për shkak të depresionit të shkaktuar nga vdekja e djalit të saj Xhevahir Hoxha, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të temperaturës së lartë.

Në këtë mënyrë, u mbyll historia e trishtë e familjes Hoxha.

Sakaq, ngjarja ka ngjallur dhimbje për bashkëshortin e të ndjerës dhe baba i 9-vjeçarit, i cili nga Greqia ku ndodhet si emigrant, ka mësuar lajmin e hidhur për tragjedinë e dyfishtë.

Nënë e bir, jetonin prej disa kohësh vetëm, në banesën e tyre, ndërsa prindi i të voglit kishte shkuar në kurbet, për të siguruar një jetë më të mirë për të dhe familjen e tij.

***

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia tha se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për policinë dhe grupin hetimor, është ende e paqartë mënyra si ka vdekur fëmija. Pritet të sqarohet nëse fëmija kishte ditë që vuante nga gjendja gripale shoqëruar me temperaturë të lartë apo vetëm në orët e fundit kur edhe ndërroi jetë.

Pritet gjithashtu të sqarohet nëse nëna e re, kishte dërguar djalin e saj në spital apo qendër tjetër mjekësore, shtetërore apo private për ta vizituar dhe për t'i dhënë mjekim të mundshëm.

Letra

Nëna e re, nuk ka dashur të ikë nga kjo botë, pa dhënë sqarime për tragjedinë e dyfishtë që preku familjen Hoxha.

Ajo para se të futet në lakun vetëvrasës të përgatitur me një copë litar, ka vendosur të shkruajë dy radhë në një letër.

Burime të hetimit, i treguan agjencisë së lajmeve NOA se e ndjera kishte lënë një letër, ku shkurtimisht sqaronte pse kur të gjendej letra, do të kishte pranë saj dhe dy të vdekur.

"Djali im vdiq. Unë jam e shokuar, ai iku krejt papritur, kishte pasur temperaturë të lartë. Tani ndjehem shumë keq, nuk e dua më jetën time. Andaj po var veten sepse jeta pasi më humbi djali, nuk ka më kuptim", - ka pohuar në letrën e dhimbshme, nëna 31-vjeçare që u gjet e varur në ballkonin e apartamentit në katin e dytë të pallatit te Kodër Kamza, që tani ka mbetur pa njerëzit e familjes, përplot me të afërm e fqinjë dhe në pritje të babait e prindit fatkeq.

e.l/NOA

KOMENTE