Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spektakël i trishtuar në Aquila
English

"Spektakël" i trishtuar në Aquila

Teuta Meçi Një spektakël i trishtuar është zhvilluar dje në mëngjes, në orën 11 në sheshin e Kazermës së Guardia di Finanza në Aquila, kur në të gjithë Italinë e premtja është shpallur ditë zie.

Plot 205 arkivole, më shumë se 20 prej të cilave, të bardha, që do të thotë se atje brenda gjendeshin trupat e pajetë të fëmijëve, viktima të "tërbimit" të natyrës, ku më i vogli ishte 5 muajsh e më i madhi 16 vjeç. Në të vërtetë, viktimat e këtij tërmeti që një vajzë e vogël e mbetur pa shtëpi i ka krahasuar me bishtin e një dragoi që nuk dëshiron të ndalet, janë 289 dhe vetëm një prej tyre ka mbetur i paidentifikuar. Në pesë prej këtyre arkivoleve, gjenden nëna apo baballarë me fëmijët e tyre. Në një Itali që plaket sa vjen e më shumë, tërmeti morri shumë fëmijë e studentë, pasi Aquila, kryeqendra e Abruzzos, është dhe një qytet universitar me 27 mijë studentë për çdo vit. Një meshë e veçantë, e ndjekur me shumë dhimbje nga e gjithë Italia, sot në të Premten e Shenjtë, ditë në të cilën Kisha Katolike, një fuqi rregullatore e jetës shoqërore e politike italiane, nuk celebron mesha për funerale, në kujtim të Krishtit të kryqëzuar... Mesha është celebruar nga sekretari i shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone dhe arqipeshkëvi i Abruzzos, Giuseppe Molinari. Të pranishëm, personalitetet më të rëndësishme të politikës dhe shtetit italian, Presidenti i Republikës, Giorgio Napoletano, Kryeministri Silvio Berlusconi, Presidenti i Senatit, Renato Schifani, Presidenti in Kamerës Gianfranco Fini, e shumë të tjerë, ministra e politikanë të pozitës e opozitës. Në fund të meshës katolike ku ka marrë pjesë dhe imami Bashan Mohammed Nour, ky i fundit ka folur për gjashtë viktimat myslimane të tërmetit. Tragjedia që tronditi gjithë Italinë nisi në një moment kur të gjithë, ishin në shtrat. Vdekja trokiti në dyert e Abruzzesëve, e pabesë, në orën 03.31 mes 5 dhe 6 prillit. Një tronditje e fortë tërmeti, 5.8 shkalla Rihter, jehona e së cilës u ndie deri në Romë... Epiqendra ishte Aquila, por tronditja u ndie në të gjithë Abruzzon, si dhe në krahinat e Molisses dhe Umbrias. Ndoshta, 20 sekondat më të gjata që përjetuan aquilanët në jetën e tyre, mbas Luftës së Dytë Botërore. Një bombë që ndau më dysh qiellin. Toka u trondit duke filluar nga Aquila e deri në brigjet e Adriatikut, kurse nga ana tjetër, deri në Romë. Njerëzit që u zgjuan nga tronditja u përpoqën të dilnin në rrugë, ashtu siç ishin në shtrat. Një festë në pizhame që nuk kishte të bënte aspak me festën, por me tragjedinë. Në fillim ranë shtëpitë më të vjetra, ndërsa rezistuan pak më shumë ato të ndërtuar me çimento. Ata më me fat, arritën të shpëtonin, ndërsa më të pafatët, mbeten nën peshën e rëndë të mureve të shprishur, çative të rëna, mobilieve... Në atë spektakël tymi, familjet më me fat humbën shtëpitë, objektet, çdo gjë materiale që kishin arritur të mblidhnin gjatë jetës. Të tjerët, janë viktima të ndarjes më dysh të familjes, prindër pa fëmijë, fëmijë pa prindër, burra pa gra e anasjelltas, të moshuar të vetmuar që kanë humbur të vetmet kujtime nga të dashurit që nuk janë më... Një mëngjes i trishtuar ai i 6 prillit, me 26 qytete të shkatërruara, 289 të vdekur, 1000 të plagosur e 30 000 mijë persona pa shtëpi, me një të ardhme shumë të dyshimtë e të pasigurt... Ndër të vdekurit, 3 sportistë, një 20 vjeçar që ka luajtur me kombëtaren e regbit, një djalosh që luante volejboll me skuadrën e qytetit dhe një tjetër me Fiorentinën dhe tani studionte në Universitetin e Aquilës. Një 22 vjeçare me një zë të mrekullueshëm që ëndërronte muzikën dhe u bë e famshme vetëm pas tragjedisë. Dy studentë të fejuar që i gjetën të përqafuar, një nënë me tre fëmijët të përqafuar, një murgeshë që shpëtoi 5 fëmijë duke i mbuluar me trupin e saj dhe veshjen e zezë, një nënë që mbuloi me trupin e saj fëmijën 2-vjeçar që shpëtoi... Por ka pasur dhe raste me fat si një 98 vjeçare e gjendur mbas 48 orësh në krevatin e saj, duke punuar me grep, për të kaluar kohën dhe duke pritur ta shpëtonin. I mbijetuari i fundit është një student i gjendur nën rrënojat e Pallatit të studentit, tërësisht të shkatërruar, mbas 76 orësh. Toka nuk pushon drithërimat e saj të frikshme nën këmbët e njerëzve të ndihmës së shpejtë, vullnetarëve të nisur nga e gjithë Italia, abruzzesëve që akoma janë në një gjendje shoku, prej një jave. Që prej darkës të së dielës e deri sot në mëngjes, janë regjistruar më shumë se 1 milion tërmete të lehta e jo. Më të fortat janë ndjerë në 01:15, më 11:26 dhe në 19:47 të 7 prillit, që shkojnë deri në 4.8, 4.7 e 5.3 të shkallës Rihter dhe në 9 prill, në 00:46 (magnitudë 4.3) në 02:52 (magnitudë 5.1) dhe në 21.40 me magnitude 4.9. Kjo e fundit ka shtuar dhe dy viktima, dy gra që ishin rikthyer në shtëpinë e tyre për të rimarrë ndonjë objekt të nevojshëm për të vazhduar të jetuar... E ndërsa pritet qetësimi i natyrës, qindra fëmijë e mijëra të rritur, mes të cilëve edhe të moshuar kanë nisur një jetë të re, të trishtuar por për fat, të ndihmuar nga një solidaritet i fortë që iu vjen nga e gjithë Italia në të ashtuquajturat "tendopoli". Deri dhe Kryetari i Bashkisë dhe Arqipeshkvi kanë mbetur pa një çati mbi kokë. Kryetari i bashkisë së Aquilës dhe prokurori i Rrethit, flenë si të gjithë banorët e tjerë të Abruzzos, "viktima" të tërmetit, në makinë e në kamping. Tërmeti nuk shkatërroi vetëm shtëpitë e njerëzve. Spitali i Aquilës ka dalë jashtë përdorimit dhe doktorët kanë vazhduar të punojnë në tenda, duke të kujtuar filmat e luftës. Një spital i ndërtuar gjatë 40 viteve të fundit, që ka kushtuar 3 fishin e kostos së fillimit të punëve, ka qenë një ndër ndërtesat e para që ka pësuar dëme të mëdha. Por edhe zyrat publike, ura e Belvederes, 80 metra e gjatë, që bashkonte dy pikat e qytetit të ndarë nga rreth 100 metra disnivel. Tërmeti i 6 prillit 2009 e kishte rrezikuar goxha, por me tërmetet e vazhdueshme ekuilibri delikat u thye dhe ura, që për më shumë se 50 vjet ndihmonte turistët dhe qytetarët të shikonin një panoramë të mrekullueshme të qytetit të ndarë në dy pjesë, u dorëzua duke u rrënuar njëherë e përgjithmonë. Të njëjtin fat kanë pësuar dhe të tjera ura të vogla që lejonin kalimin e lumit Aterno që ndanin kënde të ndryshme të qytetit. Sheshet e qendrës historike të Aquilës kanë mbetur vetëm një kujtim i trishtë i banorëve të saj që mund të rishikohet vetëm nëpër arkiva TVSH apo nëpër kartolina... Zemra e qytetit, pjesa më e rëndësishme që pulsonte prej 500 shekujsh histori, nuk ekziston më. Siç nuk ekziston më Onna, qyteti antik me 40 të vdekur dhe asnjë shtëpi në këmbë. 26 qytete të vogla të Abruzzos janë përtokë! Kanë mbetur në këmbë vetëm pjesët moderne, ato që dikur quheshin si prishëse të dekorit të këtyre vendeve të vogla të mrekullueshme për nga kultura, natyra dhe sidomos, për famën që kanë banorët e saj për krenari, forcë e zemër të mirë... deri edhe Kalaja spanjolle, e ngritur me 1500 për të qetësuar karakterin rebel të aquilanëve dhe për të kontrolluar një nga rrugët më të mëdha të trafikut drejt Mesdheut. Pasi e ka përballuar me dinjitet furinë sizmike të viteve të shkuar, tani paraqitet me plagë të hapura nga një armik që nuk ishte menduar kurrë se duhej të përballonte. Një ndër monumentet kulturore të Aquilas që ka nevojë të rindërtohet është dhe Katedralja e famshme Aquilës.Â

***

Nuk janë vetëm italianë viktimat e tërmetit. Në shumë nga qendrat e vogla të Abruzos së shkatërruar nga tërmeti banonin dhe shumë emigrantë maqedonas, rumunë, shqiptarë. Disa prej viktimave janë ndër këta emigrantë, të cilët populli abruzzes i kujton me respekt pasi ishin familje të integruara mirë në jetën shoqërore të vendit. Tani pritet që tërbimi natyror të qetësohet për t'u menduar për rindërtimin e vendeve të shkatërruara, edhe pse do të jetë një rrugë e gjatë dhe në ngjitje. Ndërkaq, shtete të ndryshme të botës kanë premtuar se do të "adoptojnë" nga një monument kulturor për ta rindërtuar. Katedralen e Aquilas e ka marrë përsipër presidenti Amerikan. Ndërsa ylli i njohur i popit ndërkombëtar, Madonna, gjyshërit e së cilës janë nisur drejt Amerikës nga një prej këtyre qyteteve të shkatërruara, Pacentro, ka dhuruar 550 mijë euro për rikonstruksionin e vendit dhe për të ndihmuar viktimat e tërmetit. "Mendimet e mia shkojnë drejt familjeve që kanë humbur të afërmit dhe shtëpitë e tyre", ka qenë mesazhi i Madonës i dhënë nga zëdhënësja e saj. "Neve na mbetet detyra që kjo tragjedi, e ndodhur në prag të Pashkëve, ashtu si dhe vdekja e Krishtit, është një prelud që shpie në ringjalljen e qytetit dhe të shpirtit të këtij qyteti", shkruan një prej qytetarëve të mbetur pa shtëpi. "Gëzuar Pashkët të gjithëve. Ne kemi akoma kalvarin tonë për të mbajtur mbi supe...".

KOMENTE