English

Thaçi hedh poshtë akuzat për ekzistencën e burgjeve të UÇK-së

Prishtinë, 10 prill, NOAÂ -Një hetim i publikuar ka zbuluar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka rrëmbyer civilë, të cilët më pas janë keqtrajtuar dhe në disa raste janë vrarë. Sipas të dhënave të tij, kanë qenë mëse 200 serbë, shqiptarë dhe romë që u zhdukën. Kjo ka ndodhur si gjatë ashtu edhe pas luftës në Kosovë që përfundoi në qershor të vitit 1999.

Por kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-drejtori politik i UÇK-së i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ai tha se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë.

Hetimi i kryer nga "BBC News", mori në shqyrtim edhe pretendimet se disa prej personave që u mbajtën në Shqipëri, ishin vrarë për t'u marrë organet dhe se faktet e mbledhura nga hetues të OKB-së në Shqipëri ishin shkatërruar nga Gjykata për Krimet e Luftës në Hagë.

Një ish-i burgosur i UÇK-së, një shqiptar i Kosovës që është mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kukës, në veri të Shqipërisë, ka pranuar të flasë, por me kusht që emri i tij të mos jepet. Familja e tij ka frikë për jetën e tij.

"Ata i keqtrajtuan njerëzit në korridor. Ata gjithashtu hynë në dhoma në grupe pesë apo gjashtë vetësh për të na marrë në pyetje. Dhe ata përdorën thika, pushkë dhe armë automatike", rrëfen ai.

Dëshmia e tij konfirmon që njerëz me prejardhje të ndryshme etnike u mbajtën këtu, përfshirë edhe serbët.

"Kur një person keqtrajtohet ... ai rënkon "oh nënë" në gjuhën e tij. Netët ishin shumë të qeta, ndaj edhe mund t'i dëgjoje kur bërtisnin, kur i rrihnin, ose pas kësaj".

Burimet në Kukës sugjerojnë se deri në 18 të burgosur që janë mbajtur në kampe janë vrarë. Ndërsa në anën tjetër të kufirit në Prizren, në perëndim të Kosovës, Brankica Antiç ndez një qiri për bashkëshortin e saj, Zllatko.

Një serb i Kosovës, për të cilin ajo thotë se u rrëmbye në korrik të vitit 1999 në Prizren nga persona të veshur me uniforma të UÇK-së dhe gjashtë javë pas përfundimit të luftës, kur paqeruajtës të udhëhequr nga NATO ishin të vendosur në vend.

Në manastirin Shën Arkangjëlli pranë Prizrenit, sipas traditës ortodokse serbe, ndizen qirinj për personat e dashur.

Zllatko është një prej 400 serbëve të Kosovës që janë rrëmbyer në fund të luftës dhe që ende nuk janë gjetur, sipas Shoqatave të Familjeve të të Zhdukurve në Serbi.

Rreth 150 persona nuk gjenden që prej kohës së luftës. Nga koha e luftës rezultojnë të zhdukur 1500 shqiptarë, kur forcat serbe të sigurisë kryen disa krime lufte të faktuara mirë, kundër popullsisë shqiptare që përbën shumicën.

Qindra trupa u gjetën në varre masive në Serbi. Hetimi ynë tregon se luftëtarë të UÇK-së, gjithashtu ishin fajtorë për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

NOA-INA

KOMENTE