Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Malaj: Të thellohen hetimet për rrugën Durrës-Kukës
English

Arben Malaj: Të thellohen hetimet për rrugën Durrës-Kukës

Tiranë, 11 prill, NOA - Rruga Durrës-Kukës përbën një rast të hapur korruptimi të qeverisë dhe prandaj ajo duhet çuar deri në fund.

Ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste lidhur me abuzimet që ajo ka publikuar për një vit rresht mbi shkeljet financiare dhe korrupsionit me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për këtë segment rrugor.

I publikuar përmes deputetit socialist, Arben Malaj, vetëm një ditë pas mbylljes së çështjes "Basha" në Gjykatën e Lartë, ky qëndrim del pro thellimit të çështjes së abuzimeve financiare dhe korrupsionit të pastër me fondet e Durrës-Kukës.

Dje Gjykata e Lartë pezulloi çështjen "Basha", e cila ka si të pandehur kryesor ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha.

Ajo e shpalli kërkesën për gjykim ndaj tij si të pavlefshme dhe të gjitha veprimet e ndërmarra prej tij pas datës 6 nëntor, i ka konsideruar pa bazë.

Pas një hetimi 1-vjeçar dhe denoncimi të pareshtur nga Partia Socialiste, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tenderë" lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar dyshohet se është 232 milionë euro.

n.e/NOA

KOMENTE