English

Çështja e gazit, Putin dhe Timoshenko takohen në fund të prillit

Moskë, 11 prill, NOA - Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko do të takohet me homologun e saj rus, Vladimir Putin, në fund të muajit për të diskutuar mbi çështjet e gazit.

Lajmi ende i fshehtë i cili bëhet i situr nga mediat ukrainase, bën me dijeni se në fakt data e takimit nuk është caktuar ende, por ama dihet mirë paraprakisht se cilat do të jenë temat kryesore të bisedës.

Raportet mes këtyre dy vendeve kanë lëkundur disi kohët e fundit, qëkur Rusia vendosi kushtet e saj ndaj Ukrainës për çështjet e gazit.

Por bëhet e ditur se këtë radhë, Timoshenko do t'i paraqesë Putinit direktivat e saj për një akord të ri mes këtyre dy vendeve.

n.e/NOA

KOMENTE