Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjeorgji, paralajmërohet shtimi i demonstratave këtë fundjavë
English

Gjeorgji, paralajmërohet shtimi i demonstratave këtë fundjavë

Tbilisi, 11 prill, NOA - Opozita në Gjeorgji ka nisur një fushatë mbarëkombëtare kundër pushtetit të tanishëm, e cila pritet të shtrihet në protesta të mëdha edhe gjatë fundjavës.

Sipas mediave të këtij vendi, opozita ka pohuar se bllokimet e rrugëve dhe demonstratat kundër presidentit Mihail Sakashvili do të përhapen në tërë vendin dhe gjatë gjithë ditëve të ardhshme, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një përkeqësim të gjendjes në këtë vend..

Të premten në Tbilisi kanë protestuar rreth 25.000 kundërshtarë të presidentit, por numri i protestuesve ishte shumë më i vogël se një ditë më parë.

Sakashvili ka hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje. Ai i ka ofruar opozitës që lidhur me kërkesat e saj të bisedohet pas reformës së të drejtës së votës dhe reformës kushtetuese. Opozita kritikon Sakashvilin për dështim gjatë luftës së shkurtër kundër Rusisë, në gusht të vitit të kaluar.Â

n.e/NOA

KOMENTE