English

Gjirokastër, policia evidenton vetëmbytjen e një gruaje në liqenin e Viroit

Gjirokastër, 11 Prill NOA - Një grua që u gjet sot pak para mesdite e pajetë në liqenin e Viroit në dalje të qytetit Gjirokastër pas hetimeve policore, u konkludua se është mbytur vullnetarisht.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Zaho Zëre, 66 vjeçe, lindur dhe banuese në lagjen "11 Janari" të qytetit Gjirokastër.

Viktima është nxjerrë nga liqeni nga forcat zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga forcat e policisë.

Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër konkludoi se e ndjera është vetëmbytur në liqenin e Viroit.

Grupi hetimor sqaroi se gjatë këqyrjes së kufomës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune në trupin e saj.Â

Nga deklarimet e dëshmitarëve okularë të cilët ishin në afërsi kur ka ndodhur ngjarja ka rezultuar se kjo grua ka shkuar e vetme në liqenin e Viroit dhe aty është hedhur në ujë.

Një prej dëshmitarëve është hedhur me shpejtësi ta shpëtojë por rrjedha e ka çuar në mesin e liqenit.Â

Njëkohësisht familjarët e saj kanë deklaruar se e moshuara vuante prej kohësh nga çrregullime psikike dhe hetimi përfundimisht nxori se "shkaku i mbytjes ka qenë çrregullimet psikike".Â

v.d/NOA

KOMENTE