Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I biri i ish-Mbretit Zog shkon për vizitë 4 ditore në Kosovë
English

I biri i ish-Mbretit Zog shkon për vizitë 4 ditore në Kosovë

Tiranë, 11 Prill NOA - Leka Zogu, i biri i ish-mbretit Zog i Parë, niset për një udhëtim katër ditor në Republikën e Kosovës.

Zyra për informim e djalit të ish-monarkut, njoftoi se ai do të mbërrijë nesër në mëngjes në Prishtinë kurse në 09.00 do të japë një konferencë për shtyp në hotel "Grand".

Më tej, delegacioni ku merr pjesë dhe zv/Ministri i MTKRS, Ekrem Spahia do të bëjë vizitë në familjen Rugova dhe vendosje lulesh në varrin e Ibrahim Rugovës.

Në Kosovë, delegacioni me Leka Zogun e parë në krye, do të shkojë dhe në Prekaz te familja e Adem Jasharit.

Në Gllogjan të Deçanit, do të kryhet vizitë te familja Haradinaj kurse te Varrezat e dëshmorëve, do të vendoset kurorë me lule te varri i Luan Haradinaj.

Gjatë ditës së hënë, Leka Zogu do të takohet me presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Një takim Leka Zogu dhe i biri, do të ketë dhe me Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, në bashkinë e Vitisë do të bëhet shpallja qytetar nderi e Leka Zogut ku në një ceremoni do t'i dorëzohet titulli dhe çelësi i qytetit nga Kryetari i Bashkisë së Vitisë, Nexhmedin Arfi.

a.b/NOA

KOMENTE